Flash

Fauci: “Covidi i gjatë” mbetet mister, por askush nuk do t’ia dijë

Lapsi.al 18 October 2022
Fauci: “Covidi i gjatë” mbetet mister, por askush nuk do

Anthony Fauci, eksperti më i lartë i sëmundjeve infektive në SHBA është kundër shpalljes së parakohshme të fitores ndaj pandemisë. Jo vetëm për shkak të nevojave afatshkurtra, por sepse Covid sipas tij përfaqëson një urgjencë "tinëzare" të shëndetit publik për miliona njerëz.

Në një intervistë për “The Guardian”, Fauci i kërkoi Kongresit Amerikan të shmangë vetëkënaqësinë dhe të aprovojë fondet për të luftuar virusin si dhe atë që njihet si “Covidi i gjatë”. Kjo është një sëmundje kronike e zgjatur që vazhdon të shmanget prej shkencëtarëve.

“Është një emergjencë e fshehtë e shëndetit publik. Nuk është se kemi njerëz të shtruar në spitale ose që po vdesin, por funksionet e trupit të tyre po dëmtohen ndjeshëm. Për arsye që janë të qarta, kjo sëmundje nuk tërheq aq shumë vëmendje sa vdekjet” – tha Fauçi.

“Fakt është se Covid ende vret 400 njerëz në ditë në SHBA. Megjithatë askush nuk flet për miliona njerëz që vuajnë nga Covidi i gjatë”, - shtoi Fauci. “Njerëzit thonë, “oh mirë, çfarë do të thotë kjo? Nuk është shumë konkrete”.

OBSH beson se nga 10% në 20% e të mbijetuarve të Covid u kanë mbetur simptoma të qëndrueshme. Ata kanë ende gulçim, lodhje dhe mosfunksionim të kujtesës. Kjo mund të vazhdojë shumë kohë edhe pasi infeksioni akut të jetë larguar.

Nga 7.5 në 23 milionë amerikanë vlerësohet të kenë pësuar Covidin e gjatë. Shkaqet e tij mbeten misterioze. Pak dihet se si ndërvepron ai me kushte të tjera mjekësore dhe fizike. ©LAPSI.al

Të këshilluara

ide

Haga, si përfundim i një epoke të gjatë yes man-izmi

Nga drama e 16 shtatorit, që po rekemi ta konsumojmë si popujt primitivë me lotë, mallkime, ofshama dhe qurravitje duhet të dimë të nxjerrim një mësim: Këtej e tutje askush nuk do të na rrespektojë, po nuk ditëm të respektojmë vetveten. Sepse verdikti i asaj gjykate të instrumentalizuar erdhi si pasojë e servilizmit tonë të verbër ndaj perëndimit

16:25 Andi Bushati

Gënjeshtra e rezorteve elitare

Në Sazan edhe në Zvërnec qeveria po financon komplekse luksoze banimi që do pasurojnë ndërtues lokal dhe ndërkombëtarë, herë duke i hequr taksat, herë duke i çuar infrastrukturë dhe herë duke privatizuar tokën dhe plazhet publike

13:55 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

28°c

KËMBIMI EURO

91.54

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI