Flash

Para vendimit/ Manovrat që Veliaj të lërë qelinë

A ekziston një pakt i ri Rama-Veliaj që parashikon nxjerrjen e kryebashkiakut nga burgu? Pse shefi i qeverisë e miratoi këtë radhë shkarkimin e Anuela Ristanit dhe pse atij mund ti volisë rikthimi i “Lalit’ në zyrë?

12:54

Familja e George Floyd kundër Kanye West

Lapsi.al 18 October 2022
Familja e George Floyd kundër Kanye West

Familja e George Floyd po përgatit një padi kundër Kanye West për komentet e tij.

“Familja e George Floyd po shqyrton një padi për deklaratat e rreme të Kanye në lidhje me ndarjen e tij nga jeta”, shkroi në Twitter të dielën avokati i familjes, Lee Merritt.

Floyd  u vra në maj 2020 nga oficeri i policisë së Minneapolis Derek Chauvin. Ndërsa polici u dënua, West pretendoi se Floyd ndërroi jetë nga një mbidozë me fentanil. “Ata e goditën me fentanil”, pretendoi fituesi i Grammy-t, gjatë një interviste për “Drinks Champs”. "Nëse shikoni videon me vëmendje, gjuri i policit nuk ishte në qafën e tij."

Padia vjen pasi West bëri bujë për postimet e tij antisemitike në mediat sociale dhe më pas u kufizua nga aplikacionet Instagram dhe Twitter. Tani ai ka rënë dakord të blejë platformën Parler.

“Kjo marrëveshje do të ndryshojë botën dhe do të ndryshojë mënyrën se si bota mendon për lirinë e fjalës. Ye po bën një lëvizje në hapësirën e medias së fjalës së lirë. Edhe një herë, Kanye po dëshmon se është një hap përpara narrativës së trashëgimisë mediatike”, tha George Farmer, shefi ekzekutiv i kompanisë mëmë të Parler, Parlement Technologies./Lapsi.al

Lexo Edhe: https://lapsi.al/2022/10/17/deklarat-bombastike-te-kanye-west-marin-nje-drejtim-tjeter/

Të këshilluara

Megan Thee Stallion bën pauzë nga këndimi

Megan Thee Stallion ka njoftuar së fundmi se do të bëjë një pauzë nga këndimi. Reperja zbuloi lajmin përmes Twitter  pasi u raportua se shtëpia e saj në Los ...

13:44

Stresi: Takohem me Noizyn pa praninë e askujt

Stresi ka dhënë së fundmi një intervistë për “Prive”, ku ka folur lidhur me jetën e tij personale, karrierën por edhe për shoqërinë që ka tashmë me Noizy-n. Ku...

11:27

ide

Ngatërresa e madhe me Ergys Agasin

Ato që tregojnë më pak për historinë e “Gysit” janë pamjet dhe deklaratat e nxjerra nga arkivat për lidhjen e tij me Ramën. Pasi nuk është i pari që njollos të  dytin

10:34 Andi Bushati

Një monument i shëmtuar i autoritarizmit politik

Në vend që të kujdesen për godint që kërcënojnë qytetarët estetikisht dhe fizikisht, Kryeministri dhe Bashkia e tij në Durrës rendin të hedhin miliona euro për të ndërtuar mure betoni që fshehin detin dhe shëmtojnë qytetin

10:47 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

34°c

KËMBIMI EURO

92.28

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI