Flash

Dyshohet se vrau 33 shqiptarë/ Serbi drejt ekstradimit në Kosovë

Lapsi.al 18 October 2022
Dyshohet se vrau 33 shqiptarë/ Serbi drejt ekstradimit në Kosovë

Një gjykatë në Budapest të Hungarisë lëshoi ​​të hënën një urdhër ekstradimi të përkohshëm për një serb. Ky person është dyshuar për krime lufte ndaj popullatës civile në Kosovë.

Ai akuzohet për vrasjen e 33 shqiptarëve të 23 vite më parë në lagjen “Kristal” në Pejë.

Përveç tij, edhe dy serbë të tjerë dyshohet se janë të përfshirë në këtë rast. Prokuroria e Përgjithshme e Budapestit njofton se i akuzuari është arrestuar mbi urdhër-arrestin ndërkombëtar të lëshuar nga Përfaqësuesi Special i Sekretarit të Përgjithshëm të Kombeve të Bashkuara në Kosovë.

“Urdhër-arresti është lëshuar shtatorin e kaluar për shkak të krimeve të luftës të kryera kundër popullatës civile”. Kështu thuhet në deklaratë.

Tutje theksohet se gjykata hungareze, do të shqyrtojë procesin e ekstradimit të të dyshuarit. Dhe, se Prokuroria nëpërmjet Ministrisë hungareze të Drejtësisë do të kalojë në kontakt me autoritetet gjyqësore të Kosovës.

Në shkurt të 2021, Gjykata Themelore në Prishtinë e kishte shpallur fajtor të akuzuarin për krime lufte në lagjen “Kristal” të Pejës, Zoran Gjokiç.

Ai u dënua me 12 vite burgim, ku do t’i llogaritet edhe koha e kaluar në paraburgim.

Lexo më tej: Videoja virale/ Pse Edi arrin ta skuqë gjithmonë Albinin 

Lexo më tej: Albin Kurti: Nuk e kam dëgjuar fjalimin e Edi Ramës në Këshillin e Europës 

Të këshilluara

SPAK tërheq kërkesën për Erion Alibejn

Prokuroria e Posaçme, SPAK ka tërhequr kërkesën për gjykim ndaj Erjon Alibejt, i cili akuzohet për vrasjen e Emiljano Ramazanit dhe Regis Runajt. Ngjarja ka ndo...

13:17

ide

Përçmimi si model qeverisje 

I mësuar me, dhe i rrethuar nga, servilë Rama ka humbur aftësinë të përballet me qytetarët e lirë

09:35 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

21°c

KËMBIMI EURO

94.96

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI