Flash

Dita e dytë e bojkotit, pedagogët nuk tërhiqen nga kërkesat e tyre

Lapsi.al 18 October 2022
Dita e dytë e bojkotit, pedagogët nuk tërhiqen nga kërkesat

Protesta e pedagogëve ka vijuar edhe për të dytën ditë pas nisjes së vitit të ri akademik. Duke folur për mediat, kreu i sindikatës së pedagogëve, Kovaçi tha se bojkoti do të vazhdojë në formën e ndërprerjes së mësimit si dhe në daljen para fakulteteve në orën 10:00. Po ashtu, ai ka deklaruar se studentët i kanë mirëkuptuar dhe se orët mësimore do të zëvendësohen.

"Të nderuar kolegë, sindikata deklaron vijimin e protestës në ditët në vijim. Në formën e ndërprerjes së procesit mësimor gjithë ditën dhe mbledhjen në fakultete në orën 10:00, protesta do të vazhdojë. vetëm kështu do të kthehet nderi ynë. Misioni ynë do të vazhdojë, universiteti është vendi i shpresës, por çfarë shprese do të sjellin universitetet tona. Ne jemi në gjendje të mjerueshme. Nuk ka çfarë rankimesh të bëjë Rama kur nuk ka asnjë financim. Protesta do të vazhdojë, studentët na mirëkuptojnë. Mbështetja e protestës po vazhdon edhe në rrethe.", tha Kovaçi. 

Në përgjigje për Kryeministin Edi Rama, i cili po bën rankimin e Universieteve, Kovaçi tha se fillimisht Universitetet duhet që të financohen dhe më pas të bëhet rankimimi i tyre.

"Kryeministri duhet që të financojë Universitetet. Pse infiermeria ka mbikuota në çdo Universitet? Sepse duan që të ikin sa më parë nga vendi. Orët mësimore do të zëvendësohen. Studentët janë dakord me protestën. Presim komunikim nga Ministria e Kultutës për të mbyllur këtë protestë sa më parë," shtoi ai.

 

Të këshilluara

ide

Haga, si përfundim i një epoke të gjatë yes man-izmi

Nga drama e 16 shtatorit, që po rekemi ta konsumojmë si popujt primitivë me lotë, mallkime, ofshama dhe qurravitje duhet të dimë të nxjerrim një mësim: Këtej e tutje askush nuk do të na rrespektojë, po nuk ditëm të respektojmë vetveten. Sepse verdikti i asaj gjykate të instrumentalizuar erdhi si pasojë e servilizmit tonë të verbër ndaj perëndimit

16:25 Andi Bushati

Gënjeshtra e rezorteve elitare

Në Sazan edhe në Zvërnec qeveria po financon komplekse luksoze banimi që do pasurojnë ndërtues lokal dhe ndërkombëtarë, herë duke i hequr taksat, herë duke i çuar infrastrukturë dhe herë duke privatizuar tokën dhe plazhet publike

13:55 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

28°c

KËMBIMI EURO

91.54

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI