Flash

Vuçiç: Serbia nuk ndryshon qëndrim për sanksionet ndaj Rusisë

Lapsi.al 17 October 2022
Vuçiç: Serbia nuk ndryshon qëndrim për sanksionet ndaj

Presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuçiç, tha më 17 tetor në Beograd se “për aq kohë sa mund të rezistojmë, pa rrezikuar interesat tona më vitale dhe shtetërore, ne do të ndjekim politikën e vendosur në konsultim me Këshillin e Sigurisë Kombëtare” sa i përket sanksioneve ndaj Rusisë.

“Kur nuk do të mundemi, ne do t’i drejtohemi njerëzve tanë, qytetarëve dhe do t’iu tregojmë pse nuk mundet” Serbia t’i rezistojë më vendosjes së sanksioneve, tha Vuçiç gjatë një ceremonie për shënimin e 20-vjetorit të themelimit të Agjencisë për Siguri dhe Informacion (BIA).

“Mendoj se nuk mund të keni mesazh më të qartë dhe më konkret”, tha Vuçiç.

Lexo edhe:

Blinken bisedon në telefon me Kurtin dhe Vuçiçin

“Dhe kur kam thënë se madje edhe ashtu të shtyrë dhe ashtu aq të kërcënuar, ne të ndryshojmë vendimin tonë dhe se duhet të ndryshojmë politikën tonë në përputhje me pritjet e disa njerëzve, unë vetëm po ju them se nuk do të zgjaste më shumë se pesë ditë, do të na rrahin supet dy herë, do të nxirrnin dy njoftime dhe pastaj do të fillonte presioni i ri dhe një histori e re lidhur me Kosovën dhe Metohinë”, tha Vuçiç.

Serbia ka bërë kthim prapa sa i përket përshtatjes me politikën e jashtme me Bashkimin Evropian, është thënë në raportin e progresit të Komisionit Evropian të publikuar më 12 tetor.

Në raport po ashtu thuhet se më 2021, Serbia i ka përshtatur në nivel prej 64 për qind qëndrimet e saj me ato të BE-së, ndërsa në gusht të këtij viti, kjo përqindje ka rënë në 45 për qind, për shkak të refuzimit të Serbisë që të vendosë sanksione ndaj Rusisë.

Rusia është subjekt i sanksioneve të Perëndimit për shkak të agresionit ndaj Ukrainës.

Serbia është shteti i vetëm në Ballkanin Perëndimor që nuk i është bashkuar BE-së në vendosjen e sanksioneve ndaj Moskës./rel/

Të këshilluara

ide

Fillimi i fundit të pushtetit të Ramës

Fillimi i fundit mund të jetë mu ky moment, kur piqet bindja e rrëzimit të një kryeministri a qeverie a rendi - pra të një lloj bindjeje se gjërat nuk do të kthehen aty ku ishin para se të fillonte protesta

09:47 Veton Surroi

MOTI TIRANA

26°c

KËMBIMI EURO

94.48

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI