Flash

Vendimi në Apel ndaj Ervin Salianjit për çështjen “Babale”, shtyhet sërish seanca

Lapsi.al 17 October 2022
Vendimi në Apel ndaj Ervin Salianjit për çështjen

Gjykata e Apelit ka shtyrë për më 9 nëntor seancën për të shpallur vendimin për të, në lidhje me dosjen “Babale”. Kjo është shtyrja e tretë që i bëhet kësaj çështjeje. Seanca u shty për shkak të mungesës së avokatit të Geron Xhafajt, vëllai i ish-ministrit të Brendshëm, Fatmir Xhafajt. Arsyeja ishte se avokati duhet të merrte pjesë në një ceremoni mortore. Palët e tjera kërkuan që procesi të vijonte normalisht. Mgjithatë gjykata vendosi të pranojë kërkesën e avokatit Ardian Vishaj.

Vendimi u quajt absurd nga vetë Salianji, i cili në shkallën e parë është dënuar me 1 vit burg. “Prokuroria ka bërë një paçavure duke ngritur akuza pa asnjë bazë mbi mua. Unë mendoj se drejtësia duhet të jetë më e shpejt, më e vendosur, jo të mbetet siç edhe sot e patë, u vonua dhe u shty seanca për të disatën herë. Unë di që kjo çështje, e nxjerrë me shpejtësi para kohe, duhet të përfundonte me shpejtësi. Dyshimet e mia janë se kjo ka ndodhur për të mos pasur një rishortim”, tha Salianji jashtë gjykatës. “Nuk është e domosdoshme të jetë avokati, sepse është prokuroria që e ndjek çështjen dhe përfaqëson akuzën në emër të shtetit. Ne presim drejtësi të shpejtë. Për të gjithë ata që quajnë presion pjesëmarrjen në seanca, u them që është e kundërta, është inkurajim për drejtësinë”.

Të këshilluara

Shpërthen në flakë banesa në Pogradec

Një zjarr ka rënë gjatë darkës në një banesë fshatin Vërdovë, Pogradec duke e shkrumbuar plotesisht atë. Policia njofton se se pasojë nuk ka njerëz të lëndua...

22:40

Pas javës me shi, rikthehet dielli dhe vapa

Pas një jave me shi dhe temperatura të ulëta, për javën që vjen, moti pritet që të jetë me diell dhe i ngrohtë. Shërbimi Meteorologjik Ushtarak ka bërë paras...

19:32

77 kg dr0gë, 7 të arrestuar në Shkodër

Shtatë persona janë arrestuar nga policia e Shkodrës duke finalizuar fazën e gjashtë të operacionit "Qarku", dhe duke e çuar në 33 numri i të arrestuarve në kua...

17:46

ide

Haga, si përfundim i një epoke të gjatë yes man-izmi

Nga drama e 16 shtatorit, që po rekemi ta konsumojmë si popujt primitivë me lotë, mallkime, ofshama dhe qurravitje duhet të dimë të nxjerrim një mësim: Këtej e tutje askush nuk do të na rrespektojë, po nuk ditëm të respektojmë vetveten. Sepse verdikti i asaj gjykate të instrumentalizuar erdhi si pasojë e servilizmit tonë të verbër ndaj perëndimit

16:25 Andi Bushati

Gënjeshtra e rezorteve elitare

Në Sazan edhe në Zvërnec qeveria po financon komplekse luksoze banimi që do pasurojnë ndërtues lokal dhe ndërkombëtarë, herë duke i hequr taksat, herë duke i çuar infrastrukturë dhe herë duke privatizuar tokën dhe plazhet publike

13:55 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

28°c

KËMBIMI EURO

91.54

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI