Flash

U plag os me thikë, vdes 28-vjeçari shqiptar në Gjermani

Lapsi.al 17 October 2022
U plag os me thikë, vdes 28-vjeçari shqiptar në Gjermani

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur mëngjesin e së shtunës në Mynih, në Gjermani. Një shqiptar, punëtor ndërtimi, plag osi rëndë dy kolegë me thikë. Njëri prej tyre që dyshohet se është po ashtu shqiptar nuk u mbijetoi plagëve. Policia po heton rrethanat e ngjarjes.

Një punëtor ndërtimi i moshës 33-vjeçare me origjinë kosovare sulmoi të shtunën me thikë kolegun 28-vjeçar dhe shefin e tij 50-vjeçar.

Siç raportohet nga Policia e Mynihut, 28-vjeçari që po ashtu është shqiptar kosove vdiq të dielën në mbrëmje për shkak të plagëve të rënda.

Ngjarja ndodhi në afërsi të një stacioni autobusi në Nymphenburg të Mynihut. Plagosja ndodhi kur të tre kolegët kishin dalë nga furra dhe po niseshin për në vend punishte.

Për momentin ende nuk dihen motivet e ngjarjes së rëndë. Por, raportohet se 33-vjeçari nxori një thikë kuzhine rreth 20 centimetër dhe goditi pa paralajmërim kolegun dhe shefin e tij në qafë dhe pjesët e sipërme të trupit.

Sulmuesi u arrestua nga policia pa rezistencë. Sipas policisë, sulmuesi e kishte mbajtur thikën me vete. Prandaj ekziston dyshimi se vrasja ishte e planifikuar.

Siç njoftoi policia të hënën, sulmuesi me vendim të gjykatës u vendos në një spital psikiatrik.

Të këshilluara

Dr0ga nga Rinasi, arrestohen dy turq

Policia e Shtetit, në bashkëpunim me partnerët turq, po zhvillon hetime të thelluara për trafikimin e lëndës narkotike can nabis sativa, nëpërmjet aeroportit të...

15:52

ide

Haga, si përfundim i një epoke të gjatë yes man-izmi

Nga drama e 16 shtatorit, që po rekemi ta konsumojmë si popujt primitivë me lotë, mallkime, ofshama dhe qurravitje duhet të dimë të nxjerrim një mësim: Këtej e tutje askush nuk do të na rrespektojë, po nuk ditëm të respektojmë vetveten. Sepse verdikti i asaj gjykate të instrumentalizuar erdhi si pasojë e servilizmit tonë të verbër ndaj perëndimit

16:25 Andi Bushati

Gënjeshtra e rezorteve elitare

Në Sazan edhe në Zvërnec qeveria po financon komplekse luksoze banimi që do pasurojnë ndërtues lokal dhe ndërkombëtarë, herë duke i hequr taksat, herë duke i çuar infrastrukturë dhe herë duke privatizuar tokën dhe plazhet publike

13:55 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

28°c

KËMBIMI EURO

91.54

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI