Flash

Polici që kaloi drogën në Rinas, AMP merr në pyetje efektivët e kufirit

Lapsi.al 17 October 2022
Polici që kaloi drogën në Rinas, AMP merr në pyetje

Agjencia e Mbikëqyrjes Policore pritet të finalizojë me arrestime mbylljen e hetimeve për efektiveë e Policisë Kufitare dhe sigurisë së Rinasit, të cilët lejuan kalimin e efektivit të rrugores Florenc Bicerri së bashku me 31 kilogramë hashash që e mbante në dy valixhe.

Mësohet se personat përgjegjës nuk kanë mundur të dallojnë lëndën narkotike. Nuk përjashtohet as mundësia e bashkëpunimit mes të arrestuarit në Stamboll dhe punonjësve të sigurisë së Rinasit.

Droga ishte fshehur në dy valixhe dhe u transportua në Turqi nga aeroporti ndërkombëtar i Tiranës, ‘Nënë Tereza’ drejt atij të Stambollit.

Hashashi u zbulua gjatë kontrollit me skaner dhe qenve nuhatës të policisë turke, ndërsa kontrolli i imtësishëm çoi në pranga Florenc Bicerrin, punonjës i Policisë Rrugore Tiranë dhe Kujtim Çelikun, një tjetër shqiptar me precedent në vjedhje në Shqipëri.

Sekuestrimi i drogës në Turqi vuri në alarm policinë, e cila nisi hetimet se si polici i rrugores dhe bashkudhëtari i tij mundën të kalojnë drogën në aeroport pa u kapur nga policia kufitare dhe skanerat.

Për arrestimin e tij drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit, Muhamet Rrumbullaku vendosi përjashtuar Bicerrit përgjithmonë nga Policia e Shtetit.

Të këshilluara

ide

Haga, si përfundim i një epoke të gjatë yes man-izmi

Nga drama e 16 shtatorit, që po rekemi ta konsumojmë si popujt primitivë me lotë, mallkime, ofshama dhe qurravitje duhet të dimë të nxjerrim një mësim: Këtej e tutje askush nuk do të na rrespektojë, po nuk ditëm të respektojmë vetveten. Sepse verdikti i asaj gjykate të instrumentalizuar erdhi si pasojë e servilizmit tonë të verbër ndaj perëndimit

16:25 Andi Bushati

Gënjeshtra e rezorteve elitare

Në Sazan edhe në Zvërnec qeveria po financon komplekse luksoze banimi që do pasurojnë ndërtues lokal dhe ndërkombëtarë, herë duke i hequr taksat, herë duke i çuar infrastrukturë dhe herë duke privatizuar tokën dhe plazhet publike

13:55 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

28°c

KËMBIMI EURO

91.54

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI