Flash

Parashikimi i motit për këtë të hënë

Lapsi.al 17 October 2022
Parashikimi i motit për këtë të hënë

Këtë të hënë, Shqipëria mbetet nën ndikimin kthjellimeve dhe kalimeve të pakta të vranësirave përgjatë gjithë ditës. Pritet që gjatë paradites kthjellimet të jenë mbizotëruese në pothuajse gjithë vendin tonë. Ndërsa në orët e mesditës dhe pasdites kryesisht do të ketë kalime të pakta vranësirash, të cilat nuk do të mund të sjellin rreshje.

Sipas Meteoalb, temperaturat e ajrit do të rriten në mëngjes, por mbeten konstante në mesditë duke luhatur vlerat ditore nga 6°C deri në 24°C. Era do të fryjë mesatarisht me shpejtësi 35 km/h nga drejtimi verior duke krijuar në brigjet detare dallgëzim mbi 2 ballë.

Kosova

Zhillimi i një qendre të presionit të lart atmosferik mbi Ballkanin Perëndimor do të diktojë kushtet e motit edhe në Kosovë, duke sjellë mot të qëndrueshëm. Parashikohet që paraditja t’i ketë më të theksuara vranësirat, ndërsa pas mesditet pritet që vranësirat të bëhen më të dukshme në territor.

Maqedonia e Veriut

Këtë të hënë, territori i Maqedonisë së veriut do të jetë nën ndikimin e kthjellimeve dhe kalimeve të pakta të vranësirave për gjatë gjithë 24 orëshit, ku më të dukshme kthjellimet do të jenë në zonat perëndimore gjatë paradites. Ndërsa pasditja do të sjellë vranësira të lehta në të gjithë territorin.

Europa

Kontinenti Europian do të jetë nën ndikimin e vranësirave dhe reshjeve të shiut në Veri dhe Lindje. Po ashtu vijonë qendra e kontinentit dhe Gadishulli Iberik të dominohen nga vranësirat e shpeshta të cilat do të gjenerojnë reshje, ku herë pas here do të jenë dhe në formë rrebeshi. Ndërsa Europa Jugore do të jetë në dominimin e kthjellimeve dhe kalimeve të pakta të vranësirave.

Të këshilluara

Fundjavë me diell, moti për ditën e sotme

Territori shqiptar vijon të jetë në dominimin e kthjellimeve dhe kalimeve të pakta të vranësirave, të cilat nuk do të mund të sjellin reshje. Parashikohet që kt...

07:59

ide

Haga, si përfundim i një epoke të gjatë yes man-izmi

Nga drama e 16 shtatorit, që po rekemi ta konsumojmë si popujt primitivë me lotë, mallkime, ofshama dhe qurravitje duhet të dimë të nxjerrim një mësim: Këtej e tutje askush nuk do të na rrespektojë, po nuk ditëm të respektojmë vetveten. Sepse verdikti i asaj gjykate të instrumentalizuar erdhi si pasojë e servilizmit tonë të verbër ndaj perëndimit

16:25 Andi Bushati

Gënjeshtra e rezorteve elitare

Në Sazan edhe në Zvërnec qeveria po financon komplekse luksoze banimi që do pasurojnë ndërtues lokal dhe ndërkombëtarë, herë duke i hequr taksat, herë duke i çuar infrastrukturë dhe herë duke privatizuar tokën dhe plazhet publike

13:55 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

24°c

KËMBIMI EURO

91.54

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI