Flash

Ndërpritet sërish energjia elektrike në termocentralin bërthamor Zaporizhzhia

Lapsi.al 17 October 2022
Ndërpritet sërish energjia elektrike në termocentralin

Në termocentralin bërthamor Zaporizhzhia është ndërprerë sërish energjia elektrike, si pasojë e bombardimeve ruse, sipas The Guardian.

“Terroristët rusë qëlluan edhe një herë në nënstacionet e infrastrukturës kritike në territorin në kontrollin e Ukrainës, si rezultat i së cilës në orën 03:59 u ndërpre linja e fundit e komunikimit 750 kV ZANP – Dniprovska.

Gjithashtu transformatori rezervë është fikur dhe janë ndezur gjeneratorët me naftë.

I bëjmë thirrje edhe një herë komunitetit ndërkombëtar që të marrë masa për çmilitarizimin e termocentralit sa më shpejt të jetë e mundur, tërheqjen e të gjithë personelit ushtarak rus nga territori i uzinës dhe qyteti i Energodarit dhe kthimin e termocentralit bërthamor në kontrollin e plotë të Ukrainës për hir të sigurisë së të gjithë botës”, thuhet në njoftim.

Të këshilluara

ide

Mbi kufinjtë politikë të protestës sociale

E vetmja mënyrë për ta vrarë potencialin e protestës sociale është nëpërmjet llogjikës së vjetër politike se qelbësira në pushtet rrëzohet vetëm me një aleancë të madhe qelbësirash në opozitë

09:48 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

7°c

KËMBIMI EURO

90.84

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI