Flash

Ndahet nga jeta papritmas gjatë performancës Michael Benjamin

Lapsi.al 17 October 2022
Ndahet nga jeta papritmas gjatë performancës Michael Benjamin

Michael Benjamin, i njohur me emrin e artit Mikaben, humbi jetën mbrëmjen e djeshme gjatë performancës së tij në një koncert në ‘Accor Arena’, në Paris.

Sipas raportimeve, mësohet se 41-vjeçari ndërroi jetë në vend, pavarësisht ndihmës së shpejtë që iu dha. Dyshohet se shkak është bërë një sulm në zemër.

Mikaben ishte i ftuar nga grupi 'Carimi', i krijuar në vitet 2000, me rastin e një koncerti në Francë. Sipas videove të publikuara në rrjetet sociale, ai u rrëzua papritur teksa po largohej me shpejtësi nga skena. Pas ngjarjes, koncerti u ndërpre.

I lindur në Port-au-Prince, në vitin 1981, djali i këngëtarit Lionel Benjamin, Mikaben, ishte këngëtar, kompozitor dhe producent. Ai kishte realizuar disa pjesë të suksesshme me grupin ‘Carimi’, si ‘Baby I Missed You’ etj.

Të këshilluara

Stresi: Takohem me Noizyn pa praninë e askujt

Stresi ka dhënë së fundmi një intervistë për “Prive”, ku ka folur lidhur me jetën e tij personale, karrierën por edhe për shoqërinë që ka tashmë me Noizy-n. Ku...

11:27

ide

Dhunë? Po, të lutem! Por, kundër kujt?

Dëmi që i është bërë Shqipërisë përgjatë qeverisjes së regjimit të Ramës, është radikalisht i pakrahasueshëm me dëmin minimal të shkaktuar përgjatë këtyre ditëve."

20:08 Agon Hamza

MOTI TIRANA

8°c

KËMBIMI EURO

91.32

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI