Flash

Lubonja: Rama zbriti nga “treni” sipas këshillës së Erdoganit

Lapsi.al 17 October 2022
Lubonja: Rama zbriti nga “treni” sipas këshillës së

Shkrimtari dhe publicisti Fatos Lubonja ka bërë një koment mbi mënyrën se si po qeveris Edi Rama. Në studion e emisionit “Open” Lubonja tha se Rama zbatoi një këshillë të Erdoganit.

“Erdogan ka thënë që “ky është vëllai i vogël i tij”. Dhe sipas Erdoganit, “Demokracia është një tren që duhet t’i zbresësh kur ke mbaruar punë me të”. Rama ka mbaruar punë. Ka zbritur nga ai tren.

Kur ka zbritur? (qesh) Ka qenë me faza ajo punë. Ndaj dhe ne të mos bëjmë sikur jemi akoma në atë tren me të. Ai ndoshta ka shkëputur vagonin e tij dhe po ecën në një tjetër drejtim. Ka shumë paralelizma që mund të bësh me këtë”, - thotë me ironi Lubonja.

Në studio ishte ish-kryetarja e LSI-së, Monika Kryemadhi dhe po flitej për inceneratorët. Sipas Lubonjës, për sa kohë drejtësia nuk vendoset, edhe denoncimet e humbin vlerën e tyre. Ai ka shtuar se atëherë kur ishte koha që opozita të mbronte qytetarët, opozita ndihmoi që kryeministri Edi Rama të kapte drejtësinë.

“Dosja e letrat janë të kopsitura, në kuptimin e argumenteve ligjore. Opozita kërkon drejtësi. Kanë bërë shumë akuza dhe ka një mori akuzash që hidhen, por hidhen në një thes të shpuar. Sepse poshtë thesi duhej të ishte i mbyllur nga drejtësia që mungon dhe akuzat bien poshtë.

Kanë humbur edhe efektin e skandalit. Skandali shpërthen, ka ndjeshmëri dhe dikush vepron e bëhet drejtësi. Përderisa nuk funksion drejtësia çfarë na duhen denoncimet. Opozita nga e cila duhet të kishim më shumë mbrojtje, kur ishte koha për të mos e lejuar kapjen e drejtësisë nga Rama, e ndihmuan, të parët LSI. Tani është vonë” – i tha Lubonja, Kryemadhit. ©LAPSI.al

Të këshilluara

ide

Haga, si përfundim i një epoke të gjatë yes man-izmi

Nga drama e 16 shtatorit, që po rekemi ta konsumojmë si popujt primitivë me lotë, mallkime, ofshama dhe qurravitje duhet të dimë të nxjerrim një mësim: Këtej e tutje askush nuk do të na rrespektojë, po nuk ditëm të respektojmë vetveten. Sepse verdikti i asaj gjykate të instrumentalizuar erdhi si pasojë e servilizmit tonë të verbër ndaj perëndimit

16:25 Andi Bushati

Gënjeshtra e rezorteve elitare

Në Sazan edhe në Zvërnec qeveria po financon komplekse luksoze banimi që do pasurojnë ndërtues lokal dhe ndërkombëtarë, herë duke i hequr taksat, herë duke i çuar infrastrukturë dhe herë duke privatizuar tokën dhe plazhet publike

13:55 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

28°c

KËMBIMI EURO

91.54

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI