Flash

Kandidati për kongresin nxjerr videon e tij me aktoren e filmave për të rritur

Lapsi.al 17 October 2022
Kandidati për kongresin nxjerr videon e tij me aktoren e filmave për

Disa e kanë konsideruar vetëm zhurmë për të marrë vëmendje. Dhe mesa duket Mike Itkis ia ka arritur. 53-vjeçari po kandidon si i pavarur për në Kongresin Amerikan në zonën e Manhattan në Nju Jork.

Përballë ka një republikan veteran si Jerry Nadler dhe me siguri do të humbasë përballë tij në garën pë kongresin. Megjithatë ai ia ka arritur të marrë vëmendjen e medieve ndërkombëtare. Itkis ka publikuar një video 13-minutëshe në një faqe të njohur pornografike në internet.

Ai kryen marrëdhënie seksuale me aktoren e njohur të filmave për të rritur, Nicole Sage. Por pse e publikoi vetë ai këtë video. Thotë se synimi i fushatës së tij është që të sensibilizojë në legalizimin e punës së vajzave dhe djemve që punojnë në industrinë filmave të seksit.

“Nëse vetëm do të flisja për këtë, nuk do të tregonte përkushtimin tim ndaj çështjes. Fakti që e bëra në të vërtetë ishte një përvojë e madhe mësimore. Në fakt ndikoi në platformën time” – tha Itkis.

Ai e prezanton veten si të pamartuar, pa fëmijë, por jo beqar dhe ateist. Një tjetër synim i fushatës së tij është se "burrave nuk duhet t'u kërkohet të mbështesin fëmijët biologjikë pa një marrëveshje paraprake". ©LAPSI.al

Mike Itkis: New York congressional candidate releases s.ε.x tape on ροrnHub  - The Choice Press

An atheist candidate made a sex tape to boost his election platform

Daily Loud on Twitter: "Congressional candidate Mike Itkis just announced  his Political Race by releasing a Sex Tape with porn star Nicole Sage to  promote his campaign‼️? https://t.co/au0lZWGgo0" / Twitter

Mike Itkis: New York congressional candidate releases s.ε.x tape on ροrnHub  - The Choice Press

Të këshilluara

ide

Haga, si përfundim i një epoke të gjatë yes man-izmi

Nga drama e 16 shtatorit, që po rekemi ta konsumojmë si popujt primitivë me lotë, mallkime, ofshama dhe qurravitje duhet të dimë të nxjerrim një mësim: Këtej e tutje askush nuk do të na rrespektojë, po nuk ditëm të respektojmë vetveten. Sepse verdikti i asaj gjykate të instrumentalizuar erdhi si pasojë e servilizmit tonë të verbër ndaj perëndimit

16:25 Andi Bushati

Gënjeshtra e rezorteve elitare

Në Sazan edhe në Zvërnec qeveria po financon komplekse luksoze banimi që do pasurojnë ndërtues lokal dhe ndërkombëtarë, herë duke i hequr taksat, herë duke i çuar infrastrukturë dhe herë duke privatizuar tokën dhe plazhet publike

13:55 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

28°c

KËMBIMI EURO

91.54

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI