Flash

Borrell: Kërkojmë prova konkrete për përfshirjen e Iranit në luftën kundër Ukrainës

Lapsi.al 17 October 2022
Borrell: Kërkojmë prova konkrete për përfshirjen e Iranit

Ministrat e Jashtëm të Bashkimit Europian do të shqyrtojnë raportet nëse dronët iranianë po përdoren për të sulmuar Ukrainën, sipas një deklaratë të shefit të politikës së jashtme të BE-së, shkruan The Guardian.

Duke folur menjëherë pasi Kievi u godit nga një sërë sulmesh me dronë kamikaze të hënën në mëngjes, të cilat shkaktuan disa të plagosur dhe një viktimë, shefi i politikës së jashtme të BE-së Josep Borrell tha se “ne do të kërkojmë prova konkrete” për pjesëmarrjen e Iranit në luftën e Rusisë në Ukrainë.

Një këshilltar i lartë presidencial ukrainas, Anton Gerashchenko , tha të hënën se Kievi ishte goditur nga “dronët iranianë”, duke shtuar se disa prej tyre ishin rrëzuar nga mbrojtja ajrore e Ukrainës.

Irani nga ana tjetër ka mohuar se ka furnizuar me dronë Rusinë.

Ndërkohë, ministrat e jashtëm të BE-së dukeshin të pakënaqur nga protestat e Iranit. 27 ministrat e jashtëm të BE-së pritet të miratojnë të hënën sanksionet kundër zyrtarëve iranianë të përfshirë në shtypjen brutale të protestuesve paqësorë, pas vdekjes së 22-vjeçares Mahsa Amini  e cila u arrestua nga policia.

Më shumë se 100 njerëz janë vrarë, në protestat më të mëdha të Iranit ndër vite, që kur Amini vdiq më 16 shtator.

Borrell tha se sanksionet e fundit kishin të bënin me represionin ndaj demonstruesve, duke shtuar se disktutimi rreth çështjes së dronëve do të vazhdojë.

Të këshilluara

ide

Është krizë përfaqësimi jo informimi

Deputetët socialistë takohen me qytetarin vetëm kur ia kërkon Rama, sepse atë përfaqësojnë dhe atij i binden. Ndaj takimi i tyre me qytetarët nuk bëhet për të qarë hallin qytetar, por për të zgjidhur hallin e Ramës me pakënaqësinë e qytetare

19:59 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

36°c

KËMBIMI EURO

92.12

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Berisha mbërrin në SHBA

Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, ka mbërritur në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, duke nisur vizitën e tij në S...

09:38

Me sytë katër

PAPARAZZI