Flash

Berisha: Shqiptaro-amerikanët firmosën fatura false të mbulonin Bashën

Lapsi.al 17 October 2022
Berisha: Shqiptaro-amerikanët firmosën fatura false të mbulonin

Kryedemokrati Sali Berisha ka bërë një deklaratë se shqiptaro-amerikanët kanë qenë të detyruar të lëshonin dëshmi false për të mbuluar burimin e parave të Lulzim Bashës. Berisha thotë se shqiptaro-amerikanët i kanë rrëfyer se janë të gatshëm të dëshmojnë në prokurorinë shqiptare, por nuk ua ka kërkuar kush. Kreu i selisë blu thotë se ka qenë kryeministri Edi Rama ai që nuk e lejonte hetimin për këtë dosje dhe ndaj asnjë shqiptaro-amerikan nuk është marrë në pyetje.

“Lulzim Basha më tha se këto para i ka mbledhur te biznesmenët shqiptarë në SHBA. E pyeta: “A është kjo ligjore në përputhje me ligjet shqiptare dhe amerikane?”. Plotësisht, më tha. Dhe unë e besova.

Si kanë shkuar ato para? I ka kërkuar Muzin, tha, që të transferohen. Këtu ai ka sajuar një gënjeshtër.

Çfarë gjeta unë? Në mars të këtij viti filluan të më thonë shqiptaro-amerikanë se kanë lëshuar dëshmi false. Më thanë: “Nuk kemi dhënë para. Gënjen Lulzim Basha kur thotë se ka bërë “found raising” me ne. Kemi firmosur, por para nuk kemi dhënë”.

Më thanë se janë gati të vijnë të dëshmojnë në prokurorinë shqiptare. Kanë firmosur për të ndihmuar Bashën. Unë dola në konferencë shtypi në datën 14 prill dhe u thashë gazetarëve se paratë janë ruse. Dhe them se Edi Rama po e mbron Lulzim Bashën nga financimi rus.

Shoh tani unë që nuk është pyetur asnjë shqiptaro-amerikan. Edi Rama nuk lejonte hetimin. Unë mendova se këta kanë çuar prokuror atje. Asnjë. Këta nuk kanë thirrur Nick Muzin. Dhe përgjigjja s'dihet ku ka ngelur, thuhet në ambasadë.

Në datën 14 prill kam deklaruar para gazetarëve se Edi Rama po mbyll dosjen ruse të Lulzim Bashës. Edi Rama tani mburret me rublat, por dosjen e rublave ai e mbylli. Janë 627 mijë dollarë që i janë dhënë Nick Muzin," - tha Berisha në një intervistë në Syri Tv.

Në fillim të çështjes së financimit të PD në SHBA, ish-kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha tha fillimisht se 500 mijë dollarët u dhanë nga shqiptaro-amerikanët. Por, më pas ai tha se vetë nuk ka lidhje me burimin e parave dhe se kjo ishte një çështje që i përkiste lobuesit, pra, firmës Muzin. ©LAPSI.al

Të këshilluara

ide

Haga, si përfundim i një epoke të gjatë yes man-izmi

Nga drama e 16 shtatorit, që po rekemi ta konsumojmë si popujt primitivë me lotë, mallkime, ofshama dhe qurravitje duhet të dimë të nxjerrim një mësim: Këtej e tutje askush nuk do të na rrespektojë, po nuk ditëm të respektojmë vetveten. Sepse verdikti i asaj gjykate të instrumentalizuar erdhi si pasojë e servilizmit tonë të verbër ndaj perëndimit

16:25 Andi Bushati

Gënjeshtra e rezorteve elitare

Në Sazan edhe në Zvërnec qeveria po financon komplekse luksoze banimi që do pasurojnë ndërtues lokal dhe ndërkombëtarë, herë duke i hequr taksat, herë duke i çuar infrastrukturë dhe herë duke privatizuar tokën dhe plazhet publike

13:55 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

28°c

KËMBIMI EURO

91.54

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI