Flash

Avioni ushtarak rus rrëzohet në mes të qytetit (VIDEO)

Lapsi.al 17 October 2022
Avioni ushtarak rus rrëzohet në mes të qytetit (VIDEO)

Një avion ushtarak është rrëzuar në një zonë rezidenciale në qytetin jugor të Rusisë, Yeysk. Nga incidenti humbën jetën 4 persona dhe u plagosën 25 të tjerë. Një bllok apartamentesh u dogj nga flakët. Një shkollë aty pranë u evakuua.

Ministria ruse e mbrojtjes tha se avioni ushtarak ishte një bombardues luftarak Su-34. Ai ishte në një fluturim stërvitor, por njëri nga motorët e tij mori flakë. Pilotët u hodhën përpara rrëzimit, tha ministria ruse e mbrojtjes.

Në një postim Telegram guvernatori i territorit të Krasnodarit, pjesë e të cilit është Yeysk, tha se ai ishte rrugës për në vendin e ngjarjes. Sipas tij, të gjitha shërbimet rajonale dhe lokale po luftonin me flakët.

Mediat lokale raportojnë se zjarri përfshiu 5 kate të ndërtesës shumëkatëshe. Një korrespondent lokal i tha kanalit televiziv shtetëror rus Rossiya 24, se dy nga blloqet e ndërtesës morën flakë.

Kremlini ka urdhëruar autoritetet kombëtare dhe rajonale të ofrojnë "të gjithë ndihmën e nevojshme" për viktimat. Komiteti Hetues i Rusisë tha se kishte hapur një çështje penale dhe kishte dërguar hetues në vendin e rrëzimit.

Yeysk ndodhet përballë territorit të pushtuar nga Rusia në Ukrainën jugore, të ndarë nga Deti Azov. Qyteti është përdorur si një terren kryesor trajnimi për aviacionin detar të Rusisë. ©LAPSI.al

Të këshilluara

ide

Mbi kufinjtë politikë të protestës sociale

E vetmja mënyrë për ta vrarë potencialin e protestës sociale është nëpërmjet llogjikës së vjetër politike se qelbësira në pushtet rrëzohet vetëm me një aleancë të madhe qelbësirash në opozitë

09:48 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

8°c

KËMBIMI EURO

90.88

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI