Flash

15 grabitje/ Arrestohet pas disa muajsh hetime 21-vjeçari

Lapsi.al 17 October 2022
15 grabitje/ Arrestohet pas disa muajsh hetime 21-vjeçari

Një 21-vjeçar, grabitës serial është arrestuar nga Policia e Durrësit, pas një hetimi disamujor, në operacionin e koduar “Seriali”. Arrestimi erdhi pasi ai ishte kthyer në tmerrin e bizneseve në qytetin bregdetar.

“Shërbimet e Komisariatit të Policisë Durrës, pas një hetimi disamujor nën drejtimin e Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Durrës, kanë finalizuar operacionin policor të koduar “Seriali”. Si rezultat i të cilit u arrestua shtetasi: – A. L.,21 vjeç, banues në Pjezë, Durrës, për veprën penale “Vjedhja”, kryer më shumë se një herë”, tha policia.

Nga veprimet hetimore dyshohet se ky shtetas, nga muaji prill deri në muajin tetor të këtij viti, ka vjedhur shuma parash. Ka vjjedhur steka me cigare dhe produkte të ndryshme ushqimore. Grabitjet janë kryer në 15 subjekte të ndryshme private në qarkun e Durrësit.

Në cilësinë e provës materiale janë sekuestruar mjete të ndryshme, që ky shtetas i përdorte për kryerjen e vjedhjeve.

Policia dhe Prokuroria pranë Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Durrës, po vijojne punen për zbardhjen dhe dokumentimin e rasteve të tjera të vjedhjeve që mund të jenë kryer nga ky shtetas.

Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Durrës, për veprime të mëtejshme.

Të këshilluara

Shpërthen në flakë banesa në Pogradec

Një zjarr ka rënë gjatë darkës në një banesë fshatin Vërdovë, Pogradec duke e shkrumbuar plotesisht atë. Policia njofton se se pasojë nuk ka njerëz të lëndua...

22:40

Pas javës me shi, rikthehet dielli dhe vapa

Pas një jave me shi dhe temperatura të ulëta, për javën që vjen, moti pritet që të jetë me diell dhe i ngrohtë. Shërbimi Meteorologjik Ushtarak ka bërë paras...

19:32

77 kg dr0gë, 7 të arrestuar në Shkodër

Shtatë persona janë arrestuar nga policia e Shkodrës duke finalizuar fazën e gjashtë të operacionit "Qarku", dhe duke e çuar në 33 numri i të arrestuarve në kua...

17:46

ide

Përçmimi si model qeverisje 

I mësuar me, dhe i rrethuar nga, servilë Rama ka humbur aftësinë të përballet me qytetarët e lirë

09:35 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

16°c

KËMBIMI EURO

94.96

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI