Flash

Zjarr në burgun e të dënuarve politikë në Iran (VIDEO)

Lapsi.al 16 October 2022
Zjarr në burgun e të dënuarve politikë në Iran (VIDEO)

Një zjarr i madh shpërtheu të shtunën në burgun famëkeq Evin të Iranit. Ai është i njohur për strehimin e të burgosurve politikë, gazetarëve dhe shtetasve të huaj. Videot e shpërndara në internet treguan tym dhe flakë në atë vend.

Në video mund të dëgjoheshin të shtëna armësh dhe shpërthime. Një zyrtar i cituar nga media shtetërore tha se situata ishte nën kontroll. Irani është përfshirë prej javësh nga protestat antiqeveritare. Ato shpërthyen për herë të parë muajin e kaluar pas vdekjes së 22-vjeçares Mahsa Amini në paraburgim.

Zyrtarët thanë se ajo vdiq nga një atak në zemër, por familja e saj e kundërshtojnë këtë. Sipas tyre ajo ishte rrahur nga “policia e moralit”. Korrespondentja e BBC Persian, Rana Rahimpour tha se ende nuk dihet nëse situata në burg është e lidhur me demonstratat e fundit. Qindra protestues të arrestuar së fundmi janë dërguar në Evin.

https://twitter.com/1500tasvir_en/status/1581347267331907584?ref_src=twsrc%5Etfw%7Ctwcamp%5Etweetembed%7Ctwterm%5E1581347267331907584%7Ctwgr%5E4c95b08370c357f8f86faa5a7133c773b952930b%7Ctwcon%5Es1_c10&ref_url=https%3A%2F%2Fwww.tgcom24.mediaset.it%2Fmondo%2Firan-incendio-carcere-alessia-piperno_56087998-202202k.shtml

Media shtetërore raportoi se protestat nuk lidheshin me ngjarjen në burg. Ajo fajësoi "elementë kriminalë" për zjarrin. Vetëm 8 persona u lënduan tha media e kontrolluar nga shteti IRNA. Në disa video dëgjoheshin të shtëna me armë zjarri dhe shpërthime.

Në të tjera njerëzit dëgjoheshin jashtë burgut duke brohoritur "vdekje diktatorit", një nga sloganet kryesore të lëvizjes protestuese antiqeveritare. ©LAPSI.al

LEXO EDHE: Hakerohet televizioni shtetëror i Iranit

VIDEO/ Vritet vajza bionde e Iranit, simbol i betejës kundër mbajtjes së shamisë

Protesta të pazakonta në Iran/ Vajzat djegin shamitë dhe presin flokët

Të këshilluara

ide

Haga, si përfundim i një epoke të gjatë yes man-izmi

Nga drama e 16 shtatorit, që po rekemi ta konsumojmë si popujt primitivë me lotë, mallkime, ofshama dhe qurravitje duhet të dimë të nxjerrim një mësim: Këtej e tutje askush nuk do të na rrespektojë, po nuk ditëm të respektojmë vetveten. Sepse verdikti i asaj gjykate të instrumentalizuar erdhi si pasojë e servilizmit tonë të verbër ndaj perëndimit

16:25 Andi Bushati

Gënjeshtra e rezorteve elitare

Në Sazan edhe në Zvërnec qeveria po financon komplekse luksoze banimi që do pasurojnë ndërtues lokal dhe ndërkombëtarë, herë duke i hequr taksat, herë duke i çuar infrastrukturë dhe herë duke privatizuar tokën dhe plazhet publike

13:55 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

26°c

KËMBIMI EURO

91.54

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI