Flash

Rama tregon satelitët: Gati për t’u lëshuar

Lapsi.al 16 October 2022
Rama tregon satelitët: Gati për t’u lëshuar

Kryeministri Edi Rama ka treguar 2 satelitët që sipas tij do të përdoren nga Shqipëria. Rama thotë se ata kanë një precizion të lartë figure. Kreu i qeverisë kishte premtuar se ata do të ishin gati që në mars të këtij viti.

“GATI PËR T’U LËSHUAR në hapësirë nga Kennedy Space Centre në Florida të SHBA, dy sytë superteknologjikë që do të monitorojnë Shqipërinë nga lartësitë, me një precizon të lartë dhe qartësi të plotë figure deri në 75 cm2; Satelitët e ALBANIA 1??dhe ALBANIA2 ???

Shqipëria do të ketë përdorim ekskluziv të tyre, për përpunimin e Informacionit Gjeohapësinor (GIS) si dhe ofrimin e produkteve të imazherisë dhe komponentëve të tjerë të saj, e një sërë institucioneve e subjekteve, publike ose private, puna e të cilave lidhet me territorin, ujërat, pyjet, zjarret, mbetjet urbane, prodhimin bujqësor, zhvillimin urban, titujt e pronësisë, e me radhë” – shkruan Rama. ©LAPSI.al

LEXO EDHE: VIDEO/ “Simpsons” parashikuan edhe satelitin “Albania”

Rama premton satelitë shqiptarë në orbitë/ Plas gallata në internet

Të këshilluara

ide

Mbi kufinjtë politikë të protestës sociale

E vetmja mënyrë për ta vrarë potencialin e protestës sociale është nëpërmjet llogjikës së vjetër politike se qelbësira në pushtet rrëzohet vetëm me një aleancë të madhe qelbësirash në opozitë

09:48 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

6°c

KËMBIMI EURO

90.88

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI