Flash

Queen publikon këngën " Facet It Alone"

Lapsi.al 16 October 2022
Queen publikon këngën " Facet It Alone"

Queen ka publikuar së fundmi këngën e re me vokalin e këngëtarit e të ndjerë, Freddie Mercury. Lajmet për këngën "Face It Alone" u konfirmuan verën e kaluar, pasi kitaristi i Queen, Brian May dhe bateristi Roger Taylor e bënë njoftimin gjatë një interviste në qershor. "Face It Alone" është një "perlë e vogël nga Freddie", tha Taylor. Kënga u regjistrua për herë të parë nga sesioni i grupit për albumin e tyre të 13-të në studio, "The Miracle", i cili u publikua në 1989. Megjithatë, projekti nuk bëri kurrë një debutim. Kënga ishte "disi e harruar", pranoi Taylor në intervistë, por e quajti atë një "zbulim të mrekullueshëm" dhe "të vërtetë". Mercury vdiq në vitin 1991 në moshën 45-vjeçare nga komplikimet e lidhura me SIDA-n. Kënga emocionale fillon me vokalin e Merkurit. "Kur diçka kaq e afërt dhe e dashur për jetën, shpërthen brenda. Ti ndjen shpirtin tënd teksa digjet ," këndon Mercury. Refreni përfshin tekstin "Në fund, duhet t'i përballosh të gjitha vetëm". Albumi i grupit të vitit 2014, "Queen Forever", përfshinte tre këngë të papublikuara më parë me Mercury. "Jam i lumtur që ekipi ynë ishtenë gjendje të gjente këtë këngë ("Face It Alone")", përfundoi  May. /Lapsi.al Marrë nga : Fox News

Të këshilluara

Ndahet nga jeta aktori i "Harry Potter"

Aktori i Harry Potter, Robbie Coltrane ka ndërruar jetë në moshën 72 vjecare. Agjenti i Coltrane konfirmoi lajmin për Associated Press. Shkaku i vd8kjes nuk ...

09:36

Blero konfirmon ndarjen nga Afrona

Prej kohësh kanë gëluar lajmet se Blero dhe Afrona Dika i kanë dhënë fund martesës së tyre dhe pas shumë shmangieve, sot, Blero e konfirmoi vetë ndarjen (të pak...

15:35

ide

Dhunë? Po, të lutem! Por, kundër kujt?

Dëmi që i është bërë Shqipërisë përgjatë qeverisjes së regjimit të Ramës, është radikalisht i pakrahasueshëm me dëmin minimal të shkaktuar përgjatë këtyre ditëve."

20:08 Agon Hamza

MOTI TIRANA

9°c

KËMBIMI EURO

91.32

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI