Flash

Përmbyset autobusi në Kolumbi, 20 të vdekur dhe 14 të plagosur

Lapsi.al 16 October 2022
Përmbyset autobusi në Kolumbi, 20 të vdekur dhe 14 të

Të paktën 20 persona u vranë dhe 14 u plagosën pasi një autobus u përplas në një rrugë në Kolumbi të shtunën, tha policia.

Incidenti ndodhi midis qyteteve jugperëndimore të Pasto dhe Popayán, dhe autoritetet thanë se shkak mund të ishte një defekt teknik.

Mediat lokale thanë se autobusi kishte rreikuar të rrëzohej nga një shpat mali, por ishte ndalur përballë një pengese.

Autobusi po udhëtonte midis qytetit port Tumaco dhe Cali, 200 milje (320 km) në veri-lindje, kur ndodhi tragjedia.

Në mesin e të plagosurve ishte një vajzë tre vjeçare dhe një djalë tetë vjeçar, sipas raportimeve.

Kapiteni Albertland Agudelo, nga policia e trafikut të departamentit të Narinos, tha: “Për fat të keq, kemi një numër prej 20 personash të vdekur”.

Kolonel Oscar Lamprea, drejtor i trafikut dhe transportit në zonë, u tha gazetarëve se hetuesit po shqyrtojnë “dështime mekanike të mundshme në sistemin e frenimit”.

Një raport paraprak sugjeroi se shoferi mund të ketë humbur kontrollin pasi doli nga një kthesë në një zonë me mjegull, sipas raporteve lokale, raporton The Guardian. 

Punëtorëve të shpëtimit nga policia dhe departamentet e zjarrfikësve iu deshën rreth nëntë orë për të vendosur automjetin në këmbë, për të evakuuar të plagosurit dhe për të nxjerrë trupat.

Të këshilluara

ide

Mbi kufinjtë politikë të protestës sociale

E vetmja mënyrë për ta vrarë potencialin e protestës sociale është nëpërmjet llogjikës së vjetër politike se qelbësira në pushtet rrëzohet vetëm me një aleancë të madhe qelbësirash në opozitë

09:48 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

7°c

KËMBIMI EURO

90.84

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI