Flash

Thellohet tragjedia në Turqi, shkon në 40 numri i viktimave nga shpërthimi në minierë

Lapsi.al 15 October 2022
Thellohet tragjedia në Turqi, shkon në 40 numri i viktimave nga

Dyzet persona mendohet se kanë vdekur pas një shpërthimi në një minierë qymyri në Turqinë veriore. Ministri i brendshëm i vendit, Suleyman Soylu tha se 58 njerëz ishin shpëtuar nga miniera dhe mbi një duzinë mbetën të bllokuar. Sipas BBC, rreth 110 persona ishin në minierë në kohën e shpërthimit të premten. Ekuipazhet e urgjencës punuan gjatë natës, duke gërmuar nëpër shkëmb në përpjekje për të arritur më shumë të mbijetuar.

Shpërthimi besohet të ketë ndodhur në rreth 300 metra thellësi. Ende nuk dihet shkaku i shpërthimit, ndërsa prokuroria vendase ka nisur hetimet.

Presidenti turk Rexhep Tajip Erdogan pritet të vizitojë vendin të shtunën. Kryetari i bashkisë së Amasra Recai Cakir tha se shumë nga ata që mbijetuan kishin pësuar “lëndime të rënda”.

Të këshilluara

ide

Mbi kufinjtë politikë të protestës sociale

E vetmja mënyrë për ta vrarë potencialin e protestës sociale është nëpërmjet llogjikës së vjetër politike se qelbësira në pushtet rrëzohet vetëm me një aleancë të madhe qelbësirash në opozitë

09:48 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

7°c

KËMBIMI EURO

90.84

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI