Flash

Studentët në mbështetje të protestës së pedagogëve, 3 kërkesa për Ministrinë e Arsimit

Lapsi.al 15 October 2022
Studentët në mbështetje të protestës së

Unioni i Këshillave Studentorë ka njoftuar se sot është mbajtur një takim me organizata rinore dhe përfaqësues të tjerë të universiteteve.

Sipas asaj që njoftohet, në përfundim të takimit u listuan disa kërkesa që do t’i adresohen me shkresë Ministrisë së Arsimit.

Unioni shpreh po ashtu mbështetjen për pedagogët të cilët kanë dalë të protestojnë së fundmi për nivelet e pagave dhe kushtet në universitete.

Më konkretisht, Unioni i Këshillave Studentorë kërkon nga MASR:

-Rritjen e përqindjes së dedikuar për arsimin në buxhetin e shtetit në normën 4%.

-Ulje e tarifës së studimit për të gjitha nivelet e studimit duke indeksuar tarifat në nivelin dyfish të normës aktuale të inflacionit.

– Mbështetje për kostot e akomodimit dhe artikujt shkencorë, libra shkollorë duke bërë funksionale uljet prej minimalisht 20% nëpërmjet kartës së studentit si dhe ofrimin e shërbimit dhe aksesit në Bibliotekës Online.

Të këshilluara

Aksident në Laç, një i plagosur rëndë

Një aksident me pasojë plagosjen e një personi ka ndodhur pasditen e kësaj të shtune në aksin rrugor Laç-Thumanë. Mësohet se një person ka mbetur i plagosur ...

17:35

21 raste të reja me Covid në Shqipëri

Ministria e Shëndetësisë, ka publikuar të dhënat e reja lidhur me situatën epidemiologjike në vend. Sipas MSH nga 536 teste të kryera, kanë rezultuar pozitivë 2...

17:12

ide

Haga, si përfundim i një epoke të gjatë yes man-izmi

Nga drama e 16 shtatorit, që po rekemi ta konsumojmë si popujt primitivë me lotë, mallkime, ofshama dhe qurravitje duhet të dimë të nxjerrim një mësim: Këtej e tutje askush nuk do të na rrespektojë, po nuk ditëm të respektojmë vetveten. Sepse verdikti i asaj gjykate të instrumentalizuar erdhi si pasojë e servilizmit tonë të verbër ndaj perëndimit

16:25 Andi Bushati

Gënjeshtra e rezorteve elitare

Në Sazan edhe në Zvërnec qeveria po financon komplekse luksoze banimi që do pasurojnë ndërtues lokal dhe ndërkombëtarë, herë duke i hequr taksat, herë duke i çuar infrastrukturë dhe herë duke privatizuar tokën dhe plazhet publike

13:55 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

25°c

KËMBIMI EURO

91.54

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI