Flash

Greqia ul çmimet e ushqimeve, Rama: Nuk ndërhyjmë, nuk na e lejon “sistemi”

Qeveria greke ka ulur çmimet e më shumë se 1,700 produkteve përmes një marrëveshjeje me industrinë, furnitorët dhe supermarketet; në anën tjetër, qeveria shqiptare thotë se nuk mund të ndërhyjë te çmimet sepse e ndalon "sistemi" dhe premton vetëm “transparencë”, në një kohë kur shqiptarët po paguajnë ushqimet më shtrenjtë se mesatarja e Bashkimit Europian dhe me rritje çmimesh shumë më të lartë se fqinjët.

13:15

Reagon Behati Prinsloo pas lajmeve për tradhëti të Adam Levine

Lapsi.al 15 October 2022
Reagon Behati Prinsloo pas lajmeve për tradhëti të Adam Levine

Fotoja e fundit e Behati Prinsloo i ka habitur jo pak fansat e saj.

Supermodelja bëri një rikthim në mediat sociale për herë të parë që nga skandali i bashkëshortit të saj Adam Levine. Në foton e shpërndarë në storyt e saj në Instagram, Behati shfaqet me gjuhën jashtë duke “përshëndetur” kamerën me gishtin e mesit ndërsa ecte në një pistë të Victoria’s Secret.

Modelja ka qenë e heshtur në mediat sociale që kur Adam mohoi të kishte një lidhje me modelen e Instagramit Sumner Stroh më 19 shtator. Disa javë më parë, Sumner tha në TikTok se ajo dhe drejtuesi i Maroon 5 kishin një lidhje njëvjeçare dhe se ai i tha asaj se martesa e tij me Behatin kishte përfunduar.

Ndërsa këngëtari mohoi se kishte ndodhur një aferë fizike, ai rrëfeu se kishte shkruar mesazhe me femra të tjera në një “mënyrë flirtuese” në një mesazh të 19 shtatorit në storyt e tij në Instagram . Në deklaratën e tij, Adami pranoi gjithashtu se ai “kapërceu kufirin gjatë një periudhe të penduar të jetës sime”.

.

Këto akuza erdhën vetëm disa ditë pasi Behati – e cila ndan vajzat Dusty Rose , 5 dhe Gio Grace , 4, me Adam– njoftoi se ishte në pritje të fëmijës së tretë të çiftit në një postim në Instagram më 15 shtator.

Ndërsa Behati ende nuk e ka ka folur për skandalin publikisht, një burim i afërt me çiftin tha për E! Neës si ishte gjendja çiftit pas akuzave.

“Behati është e mërzitur, por ajo e beson atë që nuk ka pasur asnjë lidhje fizike,” tha burimi i brendshëm më 21 shtator. “Ata kanë qenë bashkë gjatë gjithë kohës. Ajo ndjen se janë të martuar të lumtur dhe është e shokuar kur mëson se çfarë po ndodhte pas shpinën e saj”.

Behati ishte gjithashtu në mbështetje të Adam teksa ai performoi me grupin e tij në Gala vjetore për mbledhjen e fondeve, The Event, më 1 tetor.

Shaquille O’Neal gjithashtu qëndroi pranë mikut të tij në mes të reagimit publik gjatë Gala-s në Las Vegas.

“Adami është një mik i imi prej shumë kohësh. Unë gjithmonë them me vete, e dini, unë nuk mund të jem hipokrit. Tani, unë nuk kam qenë burri më i madh në botë, kështu që vetëm për shkak se kam një platformë të madhe tani nuk më jep të drejtën të shaj njerëzit e tjerë. Ai është i mrekullueshëm, ai po bën diçka për fëmijët, ai ka qenë gjithmonë i tillë. Unë jam i lumtur për të. Dhe i uroj fat.”- tha ai.

Të këshilluara

Blero konfirmon ndarjen nga Afrona

Prej kohësh kanë gëluar lajmet se Blero dhe Afrona Dika i kanë dhënë fund martesës së tyre dhe pas shumë shmangieve, sot, Blero e konfirmoi vetë ndarjen (të pak...

15:35

Publikohet traileri i 'Matilda The Musical'

Së fundmi është publikuar traileri i vazhdimit të 'Matilda'. Traileri  tregon Matildën e re (Alisha Weir) teksa fillon studimet në Crunchem Hall, e udhëhequr ng...

12:50

ide

Ngatërresa e madhe me Ergys Agasin

Ato që tregojnë më pak për historinë e “Gysit” janë pamjet dhe deklaratat e nxjerra nga arkivat për lidhjen e tij me Ramën. Pasi nuk është i pari që njollos të  dytin

10:34 Andi Bushati

Një monument i shëmtuar i autoritarizmit politik

Në vend që të kujdesen për godint që kërcënojnë qytetarët estetikisht dhe fizikisht, Kryeministri dhe Bashkia e tij në Durrës rendin të hedhin miliona euro për të ndërtuar mure betoni që fshehin detin dhe shëmtojnë qytetin

10:47 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

34°c

KËMBIMI EURO

92.36

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI