Flash

Kosova ul importet 10% me Shqipërinë, i rrit 30% me Serbinë

Lapsi.al 15 October 2022
Kosova ul importet 10% me Shqipërinë, i rrit 30% me Serbinë

Krahasuar me muajin gusht të një viti më parë importet nga Shqipëria janë ulur me 10%. Kurse, ato nga Serbia janë rritur me 30 për qind. Deputeti i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Avdullah Hoti, duke krahasuar muajin gusht me atë të vitit të kaluar, ka thënë se importet nga Shqipëria janë zvogëluar. Në seancën e Kuvendit të Kosovës, ai ka folur për tregtinë e jashtme në bazë të raportit të Agjencisë së Statistikave.

“Nëse shihen importet vetëm me vendet e rajonit, po e marr vetëm muajin gusht të këtij viti krahasuar me gushtin e vitit paraprak keni për të parë që importet nga Shqipëria janë zvogëluar për 10% por nga Serbia janë rritur me 30%. Edhe ju keni me thënë këtu që është ekonomi e hapur, Kosova ka ekonomi të hapur, ka ekonomi të tregut, në rregull pro ka pasur ekonomi të tregut edhe ku i keni përmbysur kamionët me mallra që vinin nga Serbia”.

Ai ka thënë se në bazë të raportit Kosova po importon më shumë se vitin e kaluar në të gjitha mallrat pa përjashtim. Sipas tij, kjo i vë në pikëpyetje deklarimet për rritje të madhe ekonomike të prodhimit vendor.

“Thellimi i deficitit tregtar, në bazë të këtyre të dhënave të Agjencisë të Statistikave për periudhën janar-gusht 2022 krahasuar me periudhën e njëjtë të vitit të kaluar, eksportet e Kosovës janë rritur për 150 milionë. Importet janë rritur me 800 milionë. Kjo e ka çuar deficitin tregtar në 3 miliardë që është rritje për 56% krahasuar me vitin paraprak. Besoj që këtu ja keni thyer një rekord vetës se kështu po i interpretoni këto çështje”, ka thënë Hoti.

Rama për shkëmbimet tregtare me Kosovën

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama në mbledhjen e Qeverisë së Kosovës dhe asaj të Shqipërisë është shprehur se shkëmbimet tregtare mes dy vendeve janë rritur.

Ai pati thënë se investimet e Kosovës në Shqipëri në vitin 2017 ishin 9 milionë, e në 2021-n 139 milionë. Sipas tij, kjo shifër është domethënëse, e mundësitë për rritjen e investimeve janë të dukshme.

Kosova gjatë muajit gusht të këtij viti, ka eksportuar jashtë vendit mallra në vlerë të vetëm 84.8 milionë eurove. Në krahasim me importin e mallrave gjatë kësaj periudhe, vlera e eksportit ishte shumë më e ulët.

Të këshilluara

ide

Fillimi i fundit të pushtetit të Ramës

Fillimi i fundit mund të jetë mu ky moment, kur piqet bindja e rrëzimit të një kryeministri a qeverie a rendi - pra të një lloj bindjeje se gjërat nuk do të kthehen aty ku ishin para se të fillonte protesta

09:47 Veton Surroi

MOTI TIRANA

32°c

KËMBIMI EURO

94.48

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI