Flash

Informonte kriminelët, gjykata i refuzon kthimin në detyrë ish nr.2 të OFL

Lapsi.al 15 October 2022
Informonte kriminelët, gjykata i refuzon kthimin në detyrë ish

Gykata e Lartë ka refuzuar kthimin në detyrë të ish-zëvendësdrejtorit të OFL-së, Artan Shkëmbi. Vendimi është marrë sot, zyrtarisht, edhe pse Shkëmbi vetë ishte tërhequr gjithashtu nga rekursi. Prej dhjetorit 2020 ish numri 2 i operacionit forca e ligjit vijon të jetë i pezulluar nga detyra. Artan Shkëmbi ishte vënë nën hetim për “Shpërdorim detyre”.

Artan Shkëmbi akuzohet se ka publikuar informacione për dy persona që ishin nën hetim dhe dekonspiruar veprimet hetimore që po kryheshin. Akuza lidhet me shpërdorimin e detyrës duke nxjerrë informacione sekrete për dy trafikantët, Aleksandër Prroni e Klaudio Vukaj. Autoritetet gjermane dyshojnë se Shkëmbi dekonspiroi informacionin duke vënë në dijeni Prronin dhe Vukajn përmes një platforme “chati” të kriptuar se po hetoheshin nga Gjermania.

Për Prronin dhe Vukajn, Gjermania kishte kërkuar verifikimin e pasurive në Shqipëri pasi po hetoheshin si pjesëtarë të një organizate kriminale. Por, të rinjtë e morën këtë informacion përmes platformës Enchrochat, me anë të një fotoje.

Ky celular, Iphone 10, kishte fotografuar informacionin e ndodhur në Deep See, nga ekrani i kompjuterit. Ky informacion ishte përvjellë vetëm pak çaste pasi Artan Shkëmbi ishte loguar në sistemin e të dhënave Deep See. Për këtë rast janë marrë në pyetje edhe oficerë të tjerë të policies, por kjo ishte arsyeja që solli dhe marrjen nën hetim të Shkëmbit.

Të këshilluara

Aksident në Laç, një i plagosur rëndë

Një aksident me pasojë plagosjen e një personi ka ndodhur pasditen e kësaj të shtune në aksin rrugor Laç-Thumanë. Mësohet se një person ka mbetur i plagosur ...

17:35

21 raste të reja me Covid në Shqipëri

Ministria e Shëndetësisë, ka publikuar të dhënat e reja lidhur me situatën epidemiologjike në vend. Sipas MSH nga 536 teste të kryera, kanë rezultuar pozitivë 2...

17:12

ide

Haga, si përfundim i një epoke të gjatë yes man-izmi

Nga drama e 16 shtatorit, që po rekemi ta konsumojmë si popujt primitivë me lotë, mallkime, ofshama dhe qurravitje duhet të dimë të nxjerrim një mësim: Këtej e tutje askush nuk do të na rrespektojë, po nuk ditëm të respektojmë vetveten. Sepse verdikti i asaj gjykate të instrumentalizuar erdhi si pasojë e servilizmit tonë të verbër ndaj perëndimit

16:25 Andi Bushati

Gënjeshtra e rezorteve elitare

Në Sazan edhe në Zvërnec qeveria po financon komplekse luksoze banimi që do pasurojnë ndërtues lokal dhe ndërkombëtarë, herë duke i hequr taksat, herë duke i çuar infrastrukturë dhe herë duke privatizuar tokën dhe plazhet publike

13:55 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

25°c

KËMBIMI EURO

91.54

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI