Flash

8 shoferë të arrestuar në Vlorë, "fluturojnë" 57 patenta

Lapsi.al 15 October 2022
8 shoferë të arrestuar në Vlorë, "fluturojnë"

Policia e Vlorës ka arrestuar tetë drejtues mjetesh dhe ka pezulluar 57 leje drejtimi në vetëm një javë.

Blutë njoftojnë se masat janë marrë ndaj shoferëve që drejtonin automjetin nën efektin e alkolit apo në mënyrë jo të rregullt.

NJOFTIMI I POLICISË:

Policia Rrugore vijon kontrollet intensive në të gjitha akset rrugore, në Vlorë dhe në Sarandë, për rritjen e parametrave të sigurisë rrugore.

Kontrollet e shtuara kanë për qëllim evidentimin dhe ndëshkimin e shkelësve të Kodit Rrugor, që janë rrezik potencial për përfshirje në ngjarje rrugore.

Gjithashtu, shërbimet e Policisë Rrugore angazhohen çdo ditë, në akset rrugore në afërsi të shkollave, me qëllim normalizimin e trafikut dhe parandalimin e ngjarjeve rrugore.

Gjatë një jave, si rezultat i kontrolleve të shtuara në kuadër të masave për rritjen e parametrave të sigurisë rrugore, duke përdorur pajisjet logjistike bashkëkohore, nisur dhe nga denoncimet e qytetarëve, për shkelje të ndryshme rrugore:

-janë arrestuar 8 drejtues mjetesh dhe janë proceduar në gjendje të lirë 3 të tjerë, për veprat penale “Shkelja e rregullave të qarkullimit rrugor” dhe “Drejtimi i automjeteve në mënyrë të parregullt”;

-janë pezulluar 57 leje drejtimi, nga të cilat 49 për tejkalim të normave të shpejtësisë, 3 për drejtim të mjetit, nën ndikimin e alkoolit dhe 5 për shkelje të tjera të Kodit Rrugor.

Kontrollet vijojnë në çdo aks rrugor.

Policia Rrugore e Vlorës apelon për drejtuesit e mjeteve që të respektojnë me rigorozitet rregullat e qarkullimit rrugor, të shmangin përdorimin e celularit gjatë drejtimit të mjetit dhe drejtimin e mjetit, nën efektin e alkoolit. Ftojmë të gjithë qytetarët që të denoncojnë në numrin pa pagesë 112, çdo rast të shkeljes së rregullave të qarkullimit rrugor, duke iu garantuar reagim të shpejtë.

Të këshilluara

Aksident në Laç, një i plagosur rëndë

Një aksident me pasojë plagosjen e një personi ka ndodhur pasditen e kësaj të shtune në aksin rrugor Laç-Thumanë. Mësohet se një person ka mbetur i plagosur ...

17:35

21 raste të reja me Covid në Shqipëri

Ministria e Shëndetësisë, ka publikuar të dhënat e reja lidhur me situatën epidemiologjike në vend. Sipas MSH nga 536 teste të kryera, kanë rezultuar pozitivë 2...

17:12

ide

Haga, si përfundim i një epoke të gjatë yes man-izmi

Nga drama e 16 shtatorit, që po rekemi ta konsumojmë si popujt primitivë me lotë, mallkime, ofshama dhe qurravitje duhet të dimë të nxjerrim një mësim: Këtej e tutje askush nuk do të na rrespektojë, po nuk ditëm të respektojmë vetveten. Sepse verdikti i asaj gjykate të instrumentalizuar erdhi si pasojë e servilizmit tonë të verbër ndaj perëndimit

16:25 Andi Bushati

Gënjeshtra e rezorteve elitare

Në Sazan edhe në Zvërnec qeveria po financon komplekse luksoze banimi që do pasurojnë ndërtues lokal dhe ndërkombëtarë, herë duke i hequr taksat, herë duke i çuar infrastrukturë dhe herë duke privatizuar tokën dhe plazhet publike

13:55 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

25°c

KËMBIMI EURO

91.54

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI