Flash

Vrasja e Martin Çeços në Maliq, arrestohet "e dashura" e tij, Martina Pajollari, dyshohet si bashkëpunëtore

Lapsi.al 14 October 2022
Vrasja e Martin Çeços në Maliq, arrestohet "e

Burime konfirmojnë se për vrasjen në Kolanec të 26-vjeçarit Martin Çeço, në 18 qershor të këtij viti, është arrestuar edhe një shtetase tjetër.

Bëhet fjalë për Martina Pajollarin, e dyshuar si bashkëpunëtore në vrasjen e Martinit.

Policia ka arritur të sigurojë provat e mjaftueshme që vërtetojnë se kjo shtetase ka bashkëpunuar me 3 autorët e arrestuar më herët, Bleti Angjo, Valter dhe Edlir Mollaj që vuajnë dënimin në burgun e Drenovës.

Martina Pajollari dyshohet se ka qenë vajza e lidhur me viktimën por edhe në një lidhje të dyfishtë me Valter Mollajn, i cili është autori i vrasjes.

Tre autorët në bashkëpunim me njëri tjetrin e kanë dhunuar e më pas hedhur trupin e pajetë në rezervuarin e Kolanecit në Maliq, trup i cili u gjet nga banorët e zonës disa ditë pasi familja e viktimës e denoncoi të humbur.

Lidhur me arrestimin e Martina Pajollarit pritet komunikata zyrtare e policisë së Korçës.

Të këshilluara

Ëngjëll Agaçi thirret në SPAK

Sekretari i Përgjithshëm i Kryeministrisë, Engjell Agaçi, është paraqitur sot në Prokurorinë e Posacme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar (SPAK). Arsy...

17:57

ide

Mbi kufinjtë politikë të protestës sociale

E vetmja mënyrë për ta vrarë potencialin e protestës sociale është nëpërmjet llogjikës së vjetër politike se qelbësira në pushtet rrëzohet vetëm me një aleancë të madhe qelbësirash në opozitë

09:48 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

14°c

KËMBIMI EURO

90.88

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI