Flash

Ukraina: Askush dhe asgjë nuk do të na ndalojë për të rimarrë territoret tona

Lapsi.al 14 October 2022
Ukraina: Askush dhe asgjë nuk do të na ndalojë për të

Situata në fushën e betejës është “e ndërlikuar, por në kontroll” ndërsa forcat ukrainase vazhdojnë me kundërsulmimin e tyre për të rimarrë tokat e pushtuara nga Rusia, tha të enjten Komandanti i Përgjithshëm i Forcave të Armatosura të Ukrainës, Valerii Zaluzhnyi, shkruan CNN.

Në beteja të ashpra, nën shiun e çelikut të predhave ruse, ne mbrojtëm çdo pëllëmbë të tokës sonë. Ne ndaluam sulmin e armikut dhe “varrosëm” mitin për pathyeshmërinë e ushtrisë ruse.

Dhe tani po rimarrim tokat. Askush dhe asgjë nuk do të na ndalojë”, tha Zaluzhnyi në një postim në Twitter.

Zaluzhnyi tha se dimri i kaluar “është tashmë pjesë e historisë botërore”.

“Ne i rezistuam sulmit të një armiku të fuqishëm. Ne treguam se çfarë do të thotë të jesh ukrainas, të kesh guximin të luftosh për lirinë tënde”, tha ai.

Falë kundërofensivës në Kherson, ushtria ukrainase ka marrë përsëri territorin që ishte pushtuar nga Rusia, duke goditur infrastrukturën kritike si urat dhe hekurudhat.

Të këshilluara

ide

Është krizë përfaqësimi jo informimi

Deputetët socialistë takohen me qytetarin vetëm kur ia kërkon Rama, sepse atë përfaqësojnë dhe atij i binden. Ndaj takimi i tyre me qytetarët nuk bëhet për të qarë hallin qytetar, por për të zgjidhur hallin e Ramës me pakënaqësinë e qytetare

19:59 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

36°c

KËMBIMI EURO

92.12

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Berisha mbërrin në SHBA

Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, ka mbërritur në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, duke nisur vizitën e tij në S...

09:38

Me sytë katër

PAPARAZZI