Flash

Raporti i Dick Marty/ Rama përdor fjalët e Gjiknurit të 11 viteve më parë

Lapsi.al 14 October 2022
Raporti i Dick Marty/ Rama përdor fjalët e Gjiknurit të 11 viteve

Kryeministri Edi Rama ka vijuar akuzat ndaj opozitës pas kritikave për fjalimin në Këshillin e Europës. Sipas Ramës, shumica në delegacionin shqiptar në KiE votoi pro një raporti të Dick Marty në 2011 ndërsa opozita e kohës kundër.

“Kujtesa historike na e thotë sot me fakte të shkruara, se kur rezoluta e iniciuar nga përfaqësuesit e partisë së Vladimir Putinit dhe e mbështetur më tej nga raporti famëkeq i Dick Marty-t mbi trafikun e organeve njerëzore, u paraqit për votim në Asamblenë e Përgjithshme, ajo fatkeqësisht mori votën pro të përfaqësuesit të Partisë Demokratike në delegacionin shqiptar, ndërsa u kundërshtua nga dy përfaqësuesit e tjerë nga Shqipëria, Damian Gjiknuri e Shpëtim Idrizi” – shkruan Rama.

Ai ka publikuar edhe fjalët e Damian Gjiknurit të 2011-ës në Asamblenë e Këshillit të Europës.

“Ky raport ka tërhequr vëmendjen e shumë njerëzve, për shkak të seriozitetit të akuzës, natyrës së krimeve të pretenduara dhe MUNGESËS SË PROVAVE” – thoshte ndër të tjera Gjiknuri në atë kohë.

Për këtë çështje ka folur shpesh edhe kryetari i PD-së, Sali Berisha. Ai tha se vota e delegacionit shqiptar ishte vetëm për hapjen e hetimeve dhe jo për raportin.

“Nuk është e vërtetë është se është votuar raporti i Dick Martyt në Këshillin e Europës. Është votuar rezoluta në të cilën nuk ka asnjë fjalë as për krime. Ka kërkesën që hetimi i të dhënave të raportit të Dick Marty-t të bëhet në Shqipëri e Kosovë. Po të mos ishte votuar, Shqipëria pranonte fajësinë” – është shprehur Berisha. ©LAPSI.al

LEXO EDHE: Argumentat e Berishës se përse Rama dështoi në Strasburg

Të këshilluara

Ëngjëll Agaçi thirret në SPAK

Sekretari i Përgjithshëm i Kryeministrisë, Engjell Agaçi, është paraqitur sot në Prokurorinë e Posacme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar (SPAK). Arsy...

17:57

ide

Haga, si përfundim i një epoke të gjatë yes man-izmi

Nga drama e 16 shtatorit, që po rekemi ta konsumojmë si popujt primitivë me lotë, mallkime, ofshama dhe qurravitje duhet të dimë të nxjerrim një mësim: Këtej e tutje askush nuk do të na rrespektojë, po nuk ditëm të respektojmë vetveten. Sepse verdikti i asaj gjykate të instrumentalizuar erdhi si pasojë e servilizmit tonë të verbër ndaj perëndimit

16:25 Andi Bushati

Gënjeshtra e rezorteve elitare

Në Sazan edhe në Zvërnec qeveria po financon komplekse luksoze banimi që do pasurojnë ndërtues lokal dhe ndërkombëtarë, herë duke i hequr taksat, herë duke i çuar infrastrukturë dhe herë duke privatizuar tokën dhe plazhet publike

13:55 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

23°c

KËMBIMI EURO

91.54

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI