Flash

"Qeveria ka tre ditë kohë të heqë dorë", pedagogët paralajmërojnë bojkot të hënën

Lapsi.al 14 October 2022
"Qeveria ka tre ditë kohë të heqë dorë",

Kryetari i Sindikatës së Punonjësve të Universiteteve, Sandër Kovaçi, tha se nëse qeveria nuk do të plotësojë kërkesat e tyre ata do të bojkotojnë vitin akademik. Në protestën e sotme të pedagogëve, Kovaçi u shpreh se bojkoti do të jetë i pjesshëm.

“Data 17 është në fuqi pasi qeveria kokëfortë nuk dëshiron që të lëvizë. Ne nuk kërkojmë të prishim festën e studentëve të rinj dhe prindërve të tyre. Pas prezantimit të studentëve të rinj në orën 08:00 deri në orën 10:00, përfaqësues të Sindikatës do të jenë aty për t’u shpjeguar studentëve pse lëvizja jonë është edhe lëvizja e tyre. Orët 10:00 deri në 12:00 do të jemi para fakulteteve çdo ditë.", u shpreh Kovaçi.

Pedagogët e kanë vijuar dhe ditën e sotme protestën për rritje pagash dhe mbështetje financiare për kërkimet shkencore. Duke folur në protestë një pedagog i Universitetit të Sporteve tregoi se është shkarkuar nga detyra e dekanit të fakultetit. Motivi i vetëm i shkarkimit ishte se në ato që ai ka shkruar kanë përmbajtje të theksuar mjekësore.

Të këshilluara

ide

Fillimi i fundit të pushtetit të Ramës

Fillimi i fundit mund të jetë mu ky moment, kur piqet bindja e rrëzimit të një kryeministri a qeverie a rendi - pra të një lloj bindjeje se gjërat nuk do të kthehen aty ku ishin para se të fillonte protesta

09:47 Veton Surroi

MOTI TIRANA

34°c

KËMBIMI EURO

94.48

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI