Flash

Meta: E dija 5 muaj para se Berisha do shpallej “non grata”

Lapsi.al 14 October 2022
Meta: E dija 5 muaj para se Berisha do shpallej “non grata”

Kryetari i Partisë së Lirisë, Ilir Meta thotë se ka qenë në dijeni se ish-kryeministri Sali Berisha do të shpallej non grata që në shkurt të vitit të kaluar.

Në një intervistë për Vizion+, Meta tha se Lulzim Basha ia ka faturuar Sali Berishës vendimin për djegien e mandateve. Meta tha se Basha pretendonte se ka qenë nën presion prej tij.

“E kam ditur që do shpallej non grata që në shkurt të vitit 2021. E kam paralajmëruar. “Zotëri ti do shpallesh non grata. Dhe për këtë gjë ka rënë dakord vetë kryetari i partisë tënde”. A ia ka çuar ai gazetari. E kam ftuar për një drekë. Ai ka pasur një takim familjar. Nuk është se nuk e kam ditur.

Nuk ka ndonjë fakt evident korrupsioni. Ajo dosje bazuar mbi bashkëpunimet që ka bërë Lulzim Basha. Vendimmarrjen e vet për djegien e mandateve ia ka faturuar Berishës duke thënë ka qenë nën presion. Unë do ta kisha problem Berishën nëse ai do të pengojë integrimin europian për Shqipërinë, nëse do jetë kundër referendumit. Ajo është çështje e tij.

Lënia e mandative ishte një operacion i organizuar brenda dhe jashtë vendit. U zëvëndësuan të gjithë mandatet e deputetëve brenda një dite për të bërë gjithcka fakt të kryer. Dhe sot ne e kuptojmë se cfarë pasojash kishim”, - tha Meta. ©LAPSI.al

Të këshilluara

ide

Haga, si përfundim i një epoke të gjatë yes man-izmi

Nga drama e 16 shtatorit, që po rekemi ta konsumojmë si popujt primitivë me lotë, mallkime, ofshama dhe qurravitje duhet të dimë të nxjerrim një mësim: Këtej e tutje askush nuk do të na rrespektojë, po nuk ditëm të respektojmë vetveten. Sepse verdikti i asaj gjykate të instrumentalizuar erdhi si pasojë e servilizmit tonë të verbër ndaj perëndimit

16:25 Andi Bushati

Gënjeshtra e rezorteve elitare

Në Sazan edhe në Zvërnec qeveria po financon komplekse luksoze banimi që do pasurojnë ndërtues lokal dhe ndërkombëtarë, herë duke i hequr taksat, herë duke i çuar infrastrukturë dhe herë duke privatizuar tokën dhe plazhet publike

13:55 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

23°c

KËMBIMI EURO

91.54

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI