Flash

Kate Middleton gati ti jap fund përçarjes me Meghan Markle

Lapsi.al 14 October 2022
Kate Middleton gati ti jap fund përçarjes me Meghan Markle

Kate Middleton është e gatshme t’i jap fund përçarjes me Meghan Markle.

Princesha e Uellsit, shpreson të përmirësojë marrëdhënien e saj me Meghan Markle, gjatë vizitës së saj të ardhshme në Shtetet e Bashkuara.

“Sapo planet e Kate dhe William për Boston të përfundojnë, ajo po planifikon të bëjë një hap drejt Meghan-it në një përpjekje për të ribashkuar vëllezërit dhe për të shëruar përçarjen,”-u shpreh një burim për mediat e huaja, duke shtuar se Middleton beson se është ajo që Princesha Diana dhe Mbretëresha e ndjerë Elizabeth II “do të kishte dashur”.

“Harry dhe Meghan janë deri në fyt me oraret e tyre të ngjeshur, por Meghan është e gatshme të bëjë përpjekje për sa kohë që datat nuk përplasen,” vazhdoi burimi.

Princi William, dhe Middleton do të marrin pjesë në ceremoninë e dytë vjetore të ndarjes së çmimeve “Earthshot Prize” në Boston më 2 dhjetor – duke shënuar udhëtimin e tyre të parë në SHBA që nga viti 2014.

Duka dhe Dukesha e Sussex-it do të udhëtojnë gjithashtu në lindje për Gala-në e çmimit “Ripple of Hope” të organizatës Robert F. Kennedy Human Rights (RFKHR) në New York në të njëjtën kohë.

Çifti u emërua një nga pretendentët e këtij viti të çmimit Ripple of Hope për “punën e tyre mbi drejtësinë racore, shëndetin mendor dhe iniciativat e tjera të ndikimit social përmes fondacionit të tyre “Archewell”, sipas një njoftimi për shtyp.

Pavarësisht largimit nga rolet e tyre mbretërore, Harry dhe Meghan u bënë bashkë me pjesën tjetër të familjes mbretërore, muajin e kaluar për të vajtuar humbjen e Mbretëreshës Elizabeth II pas përfundimit të mbretërimit të saj 70-vjeçar.

Për herë të parë që nga viti 2020, “Fab Four” u panë së bashku për një shëtitje rreth kështjellës Windsor – megjithatë ribashkimi nuk ishte i mjaftueshëm për të lehtësuar tensionet.

Sipas ekspertëve të gjuhës së trupit, Middleton qëlloi me shikime të akullta ndaj Markle për ta “ngrirë” atë gjatë shfaqjes publike të unitetit.

Ndërsa Meghan dhe Kate mund të jenë gati për t’i qetësuar gjërat, burimet thonë se William “thjesht nuk mund ta falë” vëllain e tij të vogël ende.

Të këshilluara

Look i parë i Kylie Jenner për Halloween

Në kuadër të promovimit të serisë së takimeve të saj me yjet, të quajtur “Who’s In My Bathroom?” Hailey Bieber ka informuar fansat për të ftuarën e episodit të ...

15:25

Kur do të nis Big Brother Vip Kosova?

Formati i mirënjohur në mbarë botën “Big Brother” këtë vit do të zhvillohet edhe në Kosovë për herë të parë, në versionin Vip. Prej muajsh tashmë qarkullon l...

14:02

Lista e të nominuarve të 'MTV EMA 2022'

Së fundmi janë publikuar nominimet për 'MTV EMA 2022'. Harry Styles kryeson grupin me shtatë nominime, duke përfshirë artistin më të mirë, këngën më të mirë dhe...

13:30

ide

Ngatërresa e madhe me Ergys Agasin

Ato që tregojnë më pak për historinë e “Gysit” janë pamjet dhe deklaratat e nxjerra nga arkivat për lidhjen e tij me Ramën. Pasi nuk është i pari që njollos të  dytin

10:34 Andi Bushati

Një monument i shëmtuar i autoritarizmit politik

Në vend që të kujdesen për godint që kërcënojnë qytetarët estetikisht dhe fizikisht, Kryeministri dhe Bashkia e tij në Durrës rendin të hedhin miliona euro për të ndërtuar mure betoni që fshehin detin dhe shëmtojnë qytetin

10:47 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

32°c

KËMBIMI EURO

92.36

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI