Flash

Fjalimi i kryeministrit në Strasburg, Berisha: I futi thikën pas shpine Kosovës

Lapsi.al 14 October 2022
Fjalimi i kryeministrit në Strasburg, Berisha: I futi thikën pas

Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha teksa fliste para gazetarëve, u ndal te fjalimi i kryeministrit Edi Rama në Strasburg. Kryedemokrati tha se në fjalën e tij në asamblenë e KiE kryeministri përdori fyerje e sharje. Po ashtu, Berisha tha se kryeqeveritari në Strasburg i futi thikën Kosovës në momentin kur ajo kishte nevojë për lobim pozitiv për anëtarësim në Këshillin e Europës.

“Edi Rama në Strasburg me fjalën e tij tërkuzzë, dyfishin e kohës së lejuar të cilën sot mund ta mbante vetëm Lukashenko i Bjellorusisë, me këtë qëndrim grotesk, detyroi komitetin presidencialet të  asamblesë parlamentare të këshillit të Europës, krahas fyerjeve  sharjeve ndaj Asamblesë të bojkotojnë zyrtarisht darkës, pavarësisht se aty ishte kryeministër i një vendi anëtar të NATO-s. Ky akt nuk ka ndodhur kurrë në historinë 73-vjeçare të këtij institucioni. Ndodhi për herë të parë me kryeministrin e narkoshtetit të parë dhe të vetëm në Europë. Shqipëria nuk ka njohur kurrë një turpërim të tillë. Rama në Strasburg shpalli aktin madhor të tradhtisë kombëtare pas Enver Hoxhës”, tha Berisha.

Të këshilluara

ide

Mbi kufinjtë politikë të protestës sociale

E vetmja mënyrë për ta vrarë potencialin e protestës sociale është nëpërmjet llogjikës së vjetër politike se qelbësira në pushtet rrëzohet vetëm me një aleancë të madhe qelbësirash në opozitë

09:48 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

18°c

KËMBIMI EURO

91.00

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI