Flash

Covid-19/ Vetëm 19 infektime të reja, asnjë humbje jete

Lapsi.al 14 October 2022
Covid-19/ Vetëm 19 infektime të reja, asnjë humbje jete

Ministria e Shëndetësisë thotë se nga 628 testime të kryera, 19 preje tyre kanë rezultuar pozitivë me Covid-19. Fatmirësisht nuk është regjistruar asnjë humbje jete, ndërkohë 53 qytetarë të tjerë janë shëruar gjatë 24 orëve të fundit.

Lexo më tej: Rama kap për fytyre Albin Kurtin në mes të Berlinit (VIDEO) 

Njoftimi i Ministrisë së Shëndetësisë:

Ministria e Shëndetësisë i bën sërisht thirrje qytetarëve të mos neglizhojnë vaksinimin anticovid, veçanërisht në këtë periudhë të vjeshtës, për të kufizuar rrezikun e përhapjes së infeksionit.

Vaksinimi anticovid kryhet në qendrat shëndetësore në të gjithë vendin. Gjithashtu MSHMS apelon të gjithë qytetarët e vaksinuar, që të drejtohen në qendrat shëndetësore, për t’u vaksinuar me dozën përforcuese. Vaksinat antiCOVID reduktojnë mundësinë e infektimit dhe shmangin në shkallë të lartë hospitalizimet dhe fatalitetet.

Nëse keni shenja të sëmundjes apo keni patur kontakt me një person të prekur nga Covid-19, izolohuni menjëherë dhe kontaktoni mjekun tuaj të familjes për t’u testuar sa më parë ose telefononi Urgjencën Kombëtare në numrin unik 127.

Ju informojmë për situatën në 24 orët e fundit, si vijon: Janë kryer 628 testime, nga të cilat kanë rezultuar pozitivë me COVID19, 19 qytetarë, në këto bashki:

10 në Tiranë, 2 në Rrogozhinë, nga 1 qytetarë në Shkodër, Lezhë, Durrës, Kamëz, Mallakastër, Gjirokastër, Tepelenë.

Janë 251 qytetarë aktivë me Covid19 në të gjithë vendin. Aktualisht në spitalin COVID3 po marrin trajtim 2 pacientë. Në 24 orët e fundit nuk ka asnjë humbje jete me SarsCov2. Janë shëruar 53 qytetarë gjatë 24 orëve të fundit, duke e çuar numrin e të shëruarve në 327,610 që nga fillimi i epidemisë.

Statistika (14 Tetor 2022)

Raste të reja ditore 19

Të shëruar në 24 orë 53

Të shtruar në spitale 2

Humbje jete në 24 orë 0

Testime ditore 628

Testime totale 1,989,378

Raste pozitive 331,452

Raste të shëruara 327,610

Raste Aktive 251

Humbje jete 3,591

Shpërndarja gjeografike e rasteve aktive sipas qarqeve:

Tiranë 181

Elbasan 16

Fier 15

Gjirokastër 15

Shkodër 8

Vlorë 5

Berat 5

Lezhë 2

Durrës 2

Kukës 1

Korçë 1.

Të këshilluara

ide

Përçmimi si model qeverisje 

I mësuar me, dhe i rrethuar nga, servilë Rama ka humbur aftësinë të përballet me qytetarët e lirë

09:35 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

25°c

KËMBIMI EURO

94.96

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI