Flash

Argumentat e Berishës se përse Rama dështoi në Strasburg

Lapsi.al 14 October 2022
Argumentat e Berishës se përse Rama dështoi në Strasburg

Sali Berisha ka këmbëngulur se qëndrimi i kryeministrit Edi Rama në Asamblenë Parlamentare të Këshillit të Europës, në vend që ta ndihmonte i ka ngulur një thikë pas shpine interesave të çështjes shqiptare. Ai ka argumentuar se në vend që të mbante një fjalim provokues kryeministri duhet të lobonte me urtësi për ti bindur pjesmarrësit që ti hiqnin shqiptarëve njollën e turpit që u la rezoluta e votuar pas raportit të Dick Martit.

I ftuar në emisionin “Opinion”, kreu i PD aegumentoi se nëse vërtet Rama kishte qëllim të arrinte një rezultat konkret ai duhej të ndiqte nje rruge krejt të ndryshme. Berisha tha se nga praktika ekzistojnë dy 2 mënyra si mund të hiqet “njolla” ndaj Shqipërisë nga raporti i Dick Martyt.

Dhe të dyja ato kalojnë përmes miratimit të një rezolute, por fatkeqësisht nuk ka asnjë të tillë në Këshillin e Evropës. Ndonëse e dinte se Shqipëria e ka paraqitur një të tillë që në korrik, Berisha nënvizoi se ajo nuk është futur në procedurë. Rruga e parë që kjo mund të arrihej ishte sipas tij që të lobohej pranë vendeve mike.

https://lapsi.al/2022/10/12/andi-bushati-nje-fjalim-per-te-kthyer-thacin-ne-skene/

"Ti duhet të lobosh tek qeveritë mike dhe t’u thuash që jemi të akuzuar për këtë gjë.

U thua të lutem më ndihmoni për të hequr këtë njollë. Edi Rama duhet të shkonte në kryeqytetet evropoane dhe u thoshte që hetimi u bë, rezultati është ky. Tani është në nderin tuaj që të na hiqni njollën. Pra rezoluta, vetëm kështu nisej, pas lobimit në disa vende anëtare që merrnin nismën për ta mbështetur atë".   

Sipas Berishës kur nuk bëhet nga lart në nivel qeverish ka dhe një rrugë të dytë që kalon përmes lobimit brenda përbrenda deputetëve të Këshillit të Evropës

"Ajo mund të ndërmerrej nga delegacioni ynë, duke siguruar 20 firma nga 5 vende të ndryshme mike.

Delegacioni ynë aty, bën një tekst rezolutë dhe mbledh firmat. Kështu rezoluta futet në procedurë dhe ti pastaj përpiqesh të bësh shumicën" argumentoi ai.

Por në vend që të ndiqte një nga këto dy strategji racionale dhe institucionale kryeministri u mjaftua me një fjalim shou që i provokoi pjesmarrësit duke bërë efektin e kundërt të lobimit.

https://lapsi.al/2022/10/12/rama-fjalim-fshikullues-ne-keshillin-e-europes-per-shpifjet-e-shtepise-se-verdhe/

Sipas Berishës ai u soll "sikur ishte Enver Hoxha në Bukuresht, u tha parlamentarëve keni humbur busullën morale. Absolutisht me një gjuhë që nuk e flet kurrë kreu i një vendi të lirë". 

Për Berishën ndryshimi i prioriteteve nga lobimi me urtësi në një fjalim delirant të denjë për diktatorë ka prodhuar efektin e kundërt.

"Me fjalën e tij, përfaqësuesi i Shqipërisë shkaktoi bojkotin e darkës së tij. Ata janë përfaqësues të vendeve mike. Ata që bojkotuan atë, bojkotuan kryeministrin e një vendi anëtare të NATO-s. E bojkotuan sikur ishte Lukashenko ose Gadafi. Edi Rama foli aty si njëri prej tyre.

Vetëm diktatorët thyejnë ligjet në fjalime. Asnjë lider nuk e tejkalon kohën e diskutimit më shumë se 5 minuta. Njeriu i vetëm që në karrierën time politike, kam parë që tejkalon fjalimin e tij, ishte vetëm Lukashenko në Europë, ndërsa në Europë e bënte Gadafi. Nëse shkove në Strasburg me qëllim për të hequr një njollë Shqipërisë, shumë mirë. Kemi një njollë të padrejtë nga Dick Marty-t që duhej shlyer, por Rama e dëmtoi këtë mision", argumentoi kreu i PD.

©Lapsi.al

Të këshilluara

ide

Çfarë e ka shfazuar Edi Ramën

Përtej teorive komplotiste ka një shpjegim të thjeshtë se si ata të rinj që bërtasin rrugëve të Shqipërisë kundër kryeministrit të tyre, u gjendën në të njëjtën anë të barikadës me mediat më të rëndësishme të globit

16:26 Andi Bushati

Zvërneci si përralla e çekut të bardhë

Shqiptarët janë skeptik kur dëgjojnë historinë e përsëritur se do vijnë investime nga jashtë miliarda euro që do na pasurojnë dhe punësojnë të gjithëve, kuptohet vetëm pasi kanë privatizuar perlat tona kombëtare. Aq më tepër kur përrallat me investime prej miliard eurosh kanë dalë bllof s në rastin e projektit Marina Durrës ku u tha se do investoheshin 2.5 miliardë dollarë

10:03 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

18°c

KËMBIMI EURO

95.24

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI