Flash

Aksident i rëndë në Mallakastër, humb jetën punonjësi i "Albpetrol" (VIDEO)

Lapsi.al 14 October 2022
Aksident i rëndë në Mallakastër, humb jetën

Një aksident me pasojë vdekjen ka ndodhur këtë pasdite në aksin rrugor Fier-Ballsh. Mësohet se një automjet tip 'Toyota' nga dalë nga rruga dhe për pasojë ka humbur jetën drejtuesi 64-vjeçar, Qemal Kamberaj.

Aksidenti ka ndodhur në vendin e quajtur 'Qafa e Lalarit'.

Nga ky aksident ka mbetur i plagosur edhe një person tjetër, Asllan Kajo, 59 vjeç, banues në Patos.

Makina ka qenë e kompanisë Albpetrol dhe dy personat e përfshirë në aksident janë punonjës të saj.

Mallakastër / Informacion paraprak

Rreth orës 15:55, në aksin rrugor "Fier-Mallakastër", në vendin e quajtur “Qafa e Lalarit”, shtetasi Q. K., 64 vjeç, duke drejtuar automjetin tip “Toyota” ka humbur kontrollin mbi automjetin dhe ka dalë nga rruga.

Për pasojë ka ndërruar jetë shtetasi Q. K , si edhe është dëmtuar shtetasi A. K., 59 vjeç, banues në Patos, i cili ndodhet në spital nën kujdesin e mjekëve.

Grupi hetimor po punon për zbardhjen e shkaqeve të kësaj dalje nga rruga.

[video width="240" height="134" mp4="https://cdnimpuls.com/lapsi.al/wp-content/uploads/2022/10/WhatsApp-Video-2022-10-14-at-6.41.17-PM-2.mp4"][/video]

Të këshilluara

Ëngjëll Agaçi thirret në SPAK

Sekretari i Përgjithshëm i Kryeministrisë, Engjell Agaçi, është paraqitur sot në Prokurorinë e Posacme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar (SPAK). Arsy...

17:57

ide

Haga, si përfundim i një epoke të gjatë yes man-izmi

Nga drama e 16 shtatorit, që po rekemi ta konsumojmë si popujt primitivë me lotë, mallkime, ofshama dhe qurravitje duhet të dimë të nxjerrim një mësim: Këtej e tutje askush nuk do të na rrespektojë, po nuk ditëm të respektojmë vetveten. Sepse verdikti i asaj gjykate të instrumentalizuar erdhi si pasojë e servilizmit tonë të verbër ndaj perëndimit

16:25 Andi Bushati

Gënjeshtra e rezorteve elitare

Në Sazan edhe në Zvërnec qeveria po financon komplekse luksoze banimi që do pasurojnë ndërtues lokal dhe ndërkombëtarë, herë duke i hequr taksat, herë duke i çuar infrastrukturë dhe herë duke privatizuar tokën dhe plazhet publike

13:55 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

23°c

KËMBIMI EURO

91.54

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI