Flash

Aksident i rëndë në Fier, humb jetën shoferi

Lapsi.al 14 October 2022
Aksident i rëndë në Fier, humb jetën shoferi

Një aksident i rëndë është shënuar pak minuta më parë në Fier, në zonën e quajtur “Qafa e Lalarit”.

Në aksident është përfshirë një makinë e tipit Toyota, ku si pasojë ka humbur jetën shoferi dhe është plagosur pasagjeri.

Sipas policisë, viktimë ka mbetur shtetasi Qemal Kamberaj, ndërsa i plagosur Asllan Kajo.

Njoftimi i policisë:

"Rreth orës 15:55, në aksin rrugor “Fier-Mallakastër”, në vendin e quajtur “Qafa e Lalarit”, shtetasi Q. K., 64 vjeç, duke drejtuar automjetin tip “Toyota” ka humbur kontrollin mbi automjetin dhe ka dalë nga rruga.

Për pasojë ka ndërruar jetë shtetasi Q. K , si edhe është dëmtuar shtetasi A. K., 59 vjeç, banues në Patos, i cili ndodhet në spital nën kujdesin e mjekëve.

Grupi hetimor po punon për zbardhjen e shkaqeve të kësaj dalje nga rruga." 

Shifrat e aksidenteve rrugore vijojnë të jenë të larta në vendin tonë edhe gjatë këtij viti.

Në pjesën më të madhe të ngjarjeve, shkak i aksidentit ka qenë sjellja e drejtuesit të mjetit. Kryesisht, ngjarjet rrugore janë kryer nga grup-mosha 20 deri në 34 vjeç.

Lexo më tej: Aksidenti tragjik në Itali/ Vajza 1 vjeçe e shqiptarit mbijeton 

Lexo më tej: Bilanc lufte nga aksidentet rrugore/ 66 humbje jete në 5 muaj, 825 të plagosur 

Të këshilluara

ide

Përçmimi si model qeverisje 

I mësuar me, dhe i rrethuar nga, servilë Rama ka humbur aftësinë të përballet me qytetarët e lirë

09:35 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

25°c

KËMBIMI EURO

94.96

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI