Flash

A i erdhi fundi martesës së David dhe Victoria Beckham

Lapsi.al 14 October 2022
A i erdhi fundi martesës së David dhe Victoria Beckham

Të gjithë së fundmi po mendojnë se martesa e Victoria dhe David Beckham ishte deri këtu dhe divorci është shumë pranë. Shkak për këto dyshime u bë thjesht një tatuazh!

Fansat vunë re kyçin e Victoria-s këtë Shtator kur ajo bëri një tutorial të buzëkuqit të linjës së saj në Instagram, ku një pjesë e tatuazhit në kyçin e dorës dukej se ishte zbehur pothuajse plotësisht. Bëhet fjalë për tatuazhin “DB”, inicialet e burrit të saj që ajo ka që nga 10 vjetori i lidhjes së tyre.

Nga video duket se tatuazhi është në proces heqjeje. Edhe pse ende mund të shihen gjurmë e tij, tatuazhi dukshëm është venitur.

Natyrisht, ky është parë si një shkak shqetësimi për disa fansa, kryesisht për shkak të dramës së fundit të tatuazheve të Sylvester Stallone.

Në daljet e fundit publike, Victoria u shfaq me tatuazhin e fshirë ndaj “iu detyrua” të gjithëve një shpjegim për martesën e saj.

Në fakt, fshirja e tatuazhit është thjesht çështje estetike!

“Ata thjesht nuk më duken aq mirë. Nuk do të thotë asgjë më shumë se kaq. Mendoj se mediat filluan të spekulonin se unë do të largohesha nga bashkëshorti im. Jo, thjesht u mërzita nga tatuazhi. Është kaq e thjeshtë”.

Të këshilluara

Publikohet traileri i 'Matilda The Musical'

Së fundmi është publikuar traileri i vazhdimit të 'Matilda'. Traileri  tregon Matildën e re (Alisha Weir) teksa fillon studimet në Crunchem Hall, e udhëhequr ng...

12:50

Dua Lipa në ceremoninë e Kupës së Botës?

Dua Lipa, Shakira dhe grupi BTS janë emrat që po lakohen për të performuar në ceremoninë hapëse të Kupës së Botës. Mirëpo, ende asgjë nuk është e sigurt. Emri ...

11:29

Look i parë i Kylie Jenner për Halloween

Në kuadër të promovimit të serisë së takimeve të saj me yjet, të quajtur “Who’s In My Bathroom?” Hailey Bieber ka informuar fansat për të ftuarën e episodit të ...

15:25

ide

Dhunë? Po, të lutem! Por, kundër kujt?

Dëmi që i është bërë Shqipërisë përgjatë qeverisjes së regjimit të Ramës, është radikalisht i pakrahasueshëm me dëmin minimal të shkaktuar përgjatë këtyre ditëve."

20:08 Agon Hamza

MOTI TIRANA

13°c

KËMBIMI EURO

91.32

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI