Flash

Zhupa-Kumbaros: Duhet të kishte dhënë dorëheqjen pas tragjedive të ndodhura gjatë sezonit turistik

Lapsi.al 13 October 2022
Zhupa-Kumbaros: Duhet të kishte dhënë dorëheqjen pas

Në një interpelancën me ministren e Turizmit Mirela Kumbaro në seancën e sotme plenare, deputetja Ina Zhupa u shpreh se ministrja duhet të mbajë përgjegjësi direkte për keqmenaxhimin e plazheve. Zhupa ngriti shqetësimin mbi situatën në bregdet duke thënë se në Shqipëri nuk ka asnjë plazh të sigurt që plotëson kriteret. Ajo përmendi si problematika: pastërtinë, shërbimin e mbikëqyrjes së shpëtimit apo pastrimin e mbeturinave.

Sipas Zhupës, 'paaftësia' e ministres doli në pah sidomos në ngjarjen e trishtë të Potamit. Zhupa solli në vëmendjen tragjedinë nga mbeti e vrarë 7-vjeçarja nga një skaf i drejtuar nga polici Arjan Tase. Deputetja demokrate tha se në çdo shtet tjetër ministrja do të kishe dhënë dorëheqjen.

“Kumbaro sot ka zgjedhur të vijë e maskuar siç bënte inspektimet në plazhe dhe mund ta dallojmë e të kemi komunikim të qartë me të. Vendi ynë është i bekuar nga natyra. Por i mallkuar nga qeveria. Të gjithë e mbani mend vrasjen në Himarë, në Potam. A kishte përgjegjësi Mirela Kumbaro? Në një shtet tjetër Mirela do të kishte dhënë dorëheqjen. Ministrja në funksionet e saj është përgjegjëse për dhënien e licencave, për distancën e stacioneve nga plazhistët, për rrethimin e perimetrave përkatëse. Nëse këto do të ishin kryer, a mendoni se do të kishim atë tragjedi? Ministrja shkonte në Durrës natën për të inspektuar plehrat. Ndërkohë ditën lëngonte nga plehrat, ndërsa 420 mln euro harxhohen për inceneratorë që nuk djegin”, tha ajo.

Të këshilluara

Shkrumbohet totalisht një makinë në Fier

Një makinë është është përfshirë nga zjarri gjatë orëve të natës në Fier. Mësohet se një furgon u shkrumbua totalisht gjatë kohës që ka qenë i parkuar. Ende ...

08:58

ide

Haga, si përfundim i një epoke të gjatë yes man-izmi

Nga drama e 16 shtatorit, që po rekemi ta konsumojmë si popujt primitivë me lotë, mallkime, ofshama dhe qurravitje duhet të dimë të nxjerrim një mësim: Këtej e tutje askush nuk do të na rrespektojë, po nuk ditëm të respektojmë vetveten. Sepse verdikti i asaj gjykate të instrumentalizuar erdhi si pasojë e servilizmit tonë të verbër ndaj perëndimit

16:25 Andi Bushati

Gënjeshtra e rezorteve elitare

Në Sazan edhe në Zvërnec qeveria po financon komplekse luksoze banimi që do pasurojnë ndërtues lokal dhe ndërkombëtarë, herë duke i hequr taksat, herë duke i çuar infrastrukturë dhe herë duke privatizuar tokën dhe plazhet publike

13:55 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

28°c

KËMBIMI EURO

91.54

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI