Flash

Zbulohen detaje të reja nga tragjedia në Klos me tre viktima

Lapsi.al 13 October 2022
Zbulohen detaje të reja nga tragjedia në Klos me tre viktima

Detaje të reja janë zbuluar në lidhje me tragjedinë e ndodhur ditën e djeshme në Klos ku mbetën të vrarë 3 persona.

Sipas dëshmisë së të afërmve të familjes së autorit, Fiqiri Mjeshtri thuhet se ai kishte në pistoletën e tij vetëm një plumb. Me atë plumb në fund vrau veten. Kjo ngriti dyshimet se vrasja e 17-vjeçarit Kenado Shira dhe babait të tij ishte e planifikuar më herët.  Këto dyshime ende mbeten në pikëpyetje.

Gazetarja Anila Ahmataj zbuloi se vajza 15-vjeçare ndodhet në banesën e familjes. Sipas gazetares, vajza e mitur ndodhet në gjendje të rënduar psikologjike. Sa i përket të plagosurit Renato Hasula, ai ndodhet në gjendje të rëndë në spital.

Lexo më tej: Hetimet/ Ngacmimi i vajzës përfundoi me 3 të vrarë në Klos 

Lexo më tej: Vrau babë e bir në Klos, vetëvritet autori 

 

Të këshilluara

Plagosja me armë në Vlorë, zbardhen detaje

Një plagosje me armë zjarri ka ndodhur mbrëmjen e së mërkurës në fshatin Llakatund, Vlorë. Mësohet se me plagë plumbi në këmbë në spitalin e Vlorës ka mbërritur...

21:30

ide

Mbi kufinjtë politikë të protestës sociale

E vetmja mënyrë për ta vrarë potencialin e protestës sociale është nëpërmjet llogjikës së vjetër politike se qelbësira në pushtet rrëzohet vetëm me një aleancë të madhe qelbësirash në opozitë

09:48 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

18°c

KËMBIMI EURO

90.84

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI