Flash

Të pranishëm gjatë konfliktit/ Lirohen 2 vëllezërit e Fiqiri Mjeshtrit që ekzekutoi babë e bir në Klos

Lapsi.al 13 October 2022
Të pranishëm gjatë konfliktit/ Lirohen 2 vëllezërit e

Pas marrjes në pyetje, vëllezërit e autorit të krimit në Klos, Fatmir e Besnik Mjeshtri janë lënë të lirë. Dy vëllezërit e autorit të masakrës kanë qenë të pranishëm gjatë konfliktit. Ata ndodheshin në lokalin ku do të takoheshin me të plagosurit rëndë dhe 2 viktimat. Kenado dhe Liri Shira, babë e bir mbetën të vrarë nga breshëria e plumbave, ndërsa Eglantin dhe Renato Hasula të plagosur. Fiqiri Mjeshtri dyshohet se vrau veten pas krimit. Vëllezërit e tij, Fatmir dhe Besnik Mjeshtri u shoqëruan dje në ambientet e policisë. Ditën e sotme, pas marrjes në pyetje ata janë liruar.

Lexo më shumë: Hetimet/ Ngacmimi i vajzës përfundoi me 3 të vrarë në Klos

Shkak i konfliktit dyshohet se u bë vajza 17-vjeçare e Fiqiri Mjeshtirt. Mësohet se dy të miturit, Kenado Shira dhe Renado Hasula, njiheshin me vajzën e Fiqiriut. Madje e mitura pretendon se përndiqej dhe kërcënohej nga dy bashkëmoshatarët, kryesisht përmes rrjeteve sociale. Tre javë më parë është diskutuar dhe sqaruar mes familjeve kjo histori dhe konsiderohej e mbyllur. Pesë ditë para masakrës me tre viktima dhe dy të plagosur, mendohet se Renado Hasula ka rinisur ta kërcënojë të miturën. Ajo i tregoi të atit çfarë po ndodhte, teksa ky i fundit ka thirrur të atin e Kenados, Liri Shira dhe vëllain e vetë, Fatmirin, për të sqaruar situatën. Në kafenenë ku janë takuar nisi dhe debati që përfundoi në të shtëna me armë zjarri.

Në vendin e ngjarjes u gjetën 5 gëzhoja, por pistoleta tip TT u shkrep shtatë herë. Të fundin plumb Fiqiri Mjeshtri e përdori ndaj vetes.

Të këshilluara

Shkrumbohet totalisht një makinë në Fier

Një makinë është është përfshirë nga zjarri gjatë orëve të natës në Fier. Mësohet se një furgon u shkrumbua totalisht gjatë kohës që ka qenë i parkuar. Ende ...

08:58

ide

Haga, si përfundim i një epoke të gjatë yes man-izmi

Nga drama e 16 shtatorit, që po rekemi ta konsumojmë si popujt primitivë me lotë, mallkime, ofshama dhe qurravitje duhet të dimë të nxjerrim një mësim: Këtej e tutje askush nuk do të na rrespektojë, po nuk ditëm të respektojmë vetveten. Sepse verdikti i asaj gjykate të instrumentalizuar erdhi si pasojë e servilizmit tonë të verbër ndaj perëndimit

16:25 Andi Bushati

Gënjeshtra e rezorteve elitare

Në Sazan edhe në Zvërnec qeveria po financon komplekse luksoze banimi që do pasurojnë ndërtues lokal dhe ndërkombëtarë, herë duke i hequr taksat, herë duke i çuar infrastrukturë dhe herë duke privatizuar tokën dhe plazhet publike

13:55 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

28°c

KËMBIMI EURO

91.54

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI