Flash

Strategjia e re e opozitës/ Pse Berisha hapi TikTok

Lapsi.al 13 October 2022
Strategjia e re e opozitës/ Pse Berisha hapi TikTok

Pak para zgjedhjeve të 25 shtatorit në Itali hapi një llogari në rrjetin social TikTok edhe Silvio Berluskoni. Lëvizja e 86-vjeçarit u komentua qartësisht si mundësi për të komunikuar me brezin e ri që nuk sheh fare TV. Në të njëjtën frymë këtë të enjte edhe kreu i PD-së, Sali Berisha u shfaq në rrjetin e njohur social. Këtë lëvizje Berisha duket se e paralajmëroi që pak ditë më parë.

“Një armë shumë e fuqishme që përdoret shumë më pak seç duhet janë mediat sociale, Facebook, Instagram, Tik Tok. Partia në pushtet sot na dominon në rrjetet sociale. Kanë më shumë se dyfishin e postimeve në krahasim me ne. Por ata nuk kanë një gjë. Nuk kanë interesin e publikut.

Interesi i publikut është dy herë më i madh për opozitën. Por sa e shfrytëzojmë ne këtë gjë?! Duhet të ecim drejt shtresës gri. Kjo përcakton fitoren. Duhet të jemi në lartësinë e misionit. Kërkohet që secili nga ne të ketë një program ditor. Çdo anëtar i yni të bëjë takime”, – u shpreh Berisha pak ditë më parë.

Dhe mesa duket ka vendosur të japë shembullin i pari. Në videon e parë të publikuar nga zyra në TikTok ai thotë se teknologjia është e do mbetet një pasion i tij.

Duke iu drejtuar të rinjve, Berisha tha se bota është në prag të një revolucioni teknologjik. Duke kujtuar thënien e kryeministrit Edi Rama, se në Shqipëri ka punë, por jo profesionistë, Berisha tha se qendron e kundërta dhe vendit tonë i mungon vetëm lidershipi. Ai u tha të rinjve se kanë mundësi të kthejnë vendin në një ‘Silicon Valley’ të Europës.

“Për realizimin e kësaj ne kemi një sfidë dhe kjo sfidë është largimi i kësaj qeverie, e cila në vend që të krijojë të gjitha kushtet për ju, preferon t’ju përzërë nga vendi juaj. Ushqen popullatën me një propagandë që ju kurrë nuk e besoni” – thotë Berisha.

Në 7 orët e para, Berisha ka marrë rreth 8300 ndjekës në profilin e tij. Video parë është parë rreth 212 mijë herë ndërsa ka marrë rreth 15 mijë pëlqime dhe 1400 komente. ©LAPSI.al

@prof.dr.saliberisha Mirëdita, një përshëndetje të përzemërt nga kanali im zyrtar #TikTok #sb #partiademokratike#saliberisha#pdsh ♬ original sound - Sali Berisha

Të këshilluara

ide

Haga, si përfundim i një epoke të gjatë yes man-izmi

Nga drama e 16 shtatorit, që po rekemi ta konsumojmë si popujt primitivë me lotë, mallkime, ofshama dhe qurravitje duhet të dimë të nxjerrim një mësim: Këtej e tutje askush nuk do të na rrespektojë, po nuk ditëm të respektojmë vetveten. Sepse verdikti i asaj gjykate të instrumentalizuar erdhi si pasojë e servilizmit tonë të verbër ndaj perëndimit

16:25 Andi Bushati

Gënjeshtra e rezorteve elitare

Në Sazan edhe në Zvërnec qeveria po financon komplekse luksoze banimi që do pasurojnë ndërtues lokal dhe ndërkombëtarë, herë duke i hequr taksat, herë duke i çuar infrastrukturë dhe herë duke privatizuar tokën dhe plazhet publike

13:55 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

21°c

KËMBIMI EURO

91.54

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI