Flash

Shkolla dhe kopshti turk/ Zhupa-Kushit: Qeveri vasale, i mbyllët se morët urdhra

Lapsi.al 13 October 2022
Shkolla dhe kopshti turk/ Zhupa-Kushit: Qeveri vasale, i mbyllët se

Deputetja demokrate Ina Zhupa pyeti ministren e Arsimit, gjatë seancës plenare, në lidhje me mbylljen e një shkolle dhe një kopshti turk. Ajo kujtoi se më parë që ishin vlerësuar më herët për nivelin më të lartë të standardeve të ofruara.

“Rama e Nikolla i kanë dhënë certifikatë nderi kësaj shkolle për arsimin cilësor që ofron. Nga krahu tjetër na thonë, që s’ka standarde, as kopshti as gjimnazi. Në Shqipëri nuk kam parë ndonjë shkollë apo kopsht me standardet më të larta sesa këto të dyja”, tha Zhupa.

Ministrja Kushi përsëriti qëndrimin e qeverisë se dy institucionet shkelën ligjin, ndërsa deputetja opozitare insistoi se gjithçka ka ardhur me urdhër nga Turqia.

“Përsa i takon shkollës “Mehmet Akif”, ka ndryshuar vendndodhjen dhe nuk ka njoftuar ministrinë. Kjo është shkelje ligjore. Ky institucion ka sjell dy shkresa dhe nuk janë miratuar nga ministria kjo kërkesë, pasi nuk miratohet standardet e ndriçimit natyral, palestrën, mjetet didaktike, apo dhe çështjen higjieno-sanitare. Edhe për kopshtin është e njëjta situatë”, tha Kushi.

Sipas saj qeveria shqiptare u soll si vasale e një shteti tjetër.

“Sot kemi standarde migjeniane, edhe shkollën “Sami Frashëri” nuk e keni me kapacitetin e këtyre që mbyllët. Ligji nuk ju thotë t’i hiqni licencën, duhet të jeni proporcional, prandaj ju duhet ti paralajmëronit, më tutje i vendosni gjobë. Por ju keni marrë urdhra si qeveri vasale, nga palë të treta që si pëlqente fakti se këto shkolla merrnin fondet nga Gyleni. Ju kërcënoni biznesin, pasi me një të rënë të lapsit mbyllni kopshtin. Kopshti ka që nga 2004 që është transferuar, por gjetët një fije bari dhe kërkoni të mbuloni një elefant. Nuk ka gjë më të tmerrshme se të lëvizësh fëmijën nga kopshti. Ku pyesni ju!”, u shpreh Zhupa.

Të këshilluara

ide

Haga, si përfundim i një epoke të gjatë yes man-izmi

Nga drama e 16 shtatorit, që po rekemi ta konsumojmë si popujt primitivë me lotë, mallkime, ofshama dhe qurravitje duhet të dimë të nxjerrim një mësim: Këtej e tutje askush nuk do të na rrespektojë, po nuk ditëm të respektojmë vetveten. Sepse verdikti i asaj gjykate të instrumentalizuar erdhi si pasojë e servilizmit tonë të verbër ndaj perëndimit

16:25 Andi Bushati

Gënjeshtra e rezorteve elitare

Në Sazan edhe në Zvërnec qeveria po financon komplekse luksoze banimi që do pasurojnë ndërtues lokal dhe ndërkombëtarë, herë duke i hequr taksat, herë duke i çuar infrastrukturë dhe herë duke privatizuar tokën dhe plazhet publike

13:55 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

28°c

KËMBIMI EURO

91.54

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI