Flash

Publikohet email-i i Angelina Jolie drejtuar Brad Pitt

Lapsi.al 13 October 2022
Publikohet email-i i Angelina Jolie drejtuar Brad Pitt

Një email që Angelina Jolie i shkroi Brad Pitt në janar 2021 është rishfaqur në TikTok. 

Mesazhi fillon me Jolie duke thënë se ajo "vendosi të shkruaj në mënyrë që të mos emocionohet", përpara se të detajojë vendimin e saj për të shitur Winery Chateau Miraval, pjesë e së cilës Pitt është pronar.

“Është vendi ku i sollëm binjakët në shtëpi. Ku u martuam mbi një pllakë në kujtim të nënës sime”, shkroi Jolie. "Një vend  ku mendoja se do të plakesha. Edhe tani është e pamundur ta shkruaj këtë pa qarë. Unë do të ruaj kujtimet e mia për atë që ishte një dekadë më parë."

"Por është gjithashtu vendi që shënon  fundin e familjes sonë  dhe një biznes që përqendrohet rreth alkoolit," vazhdoi Jolie, duke iu referuar luftës së Pitt me abuzimin me alkoolin. "Kisha shpresuar se disi mund të bëhej diçka që na mbante së bashku dhe gjetëm dritë dhe paqe. Tani e shoh se si me të vërtetë ke dashur që të largohem."

"Biznesi ka kaluar pikën e çdo gjëje ku unë mund të jem pjesë, moralisht dhe për të mirën e familjes sonë. Prandaj do e shesë pjesën time të pronës. Uroj të gjithë të mirat me biznesin dhe sinqerisht shpresoj që fëmijët të ndihen ndryshe për Miravalin kur të rriten. Por Miraval për mua vdiq në shtator 2016. Gjithçka që kam parë në këto vite e ka vërtetuar fatkeqësisht këtë" përfundoi Angelina.

Në fillim të këtij viti, aktorja ia shiti Winery Chateau Miraval oligarkut rus Yuri Shefler, gjë që e shtyu Pitt ta padisë atë. Aktori pretendoi se sipas kushteve të divorcit të tyre , dyshja kishin një "mirëkuptim të ndërsjellë" që asnjëri prej tyre nuk mund të shiste pjesën e tyre të kantinës pa pëlqimin e tjetrit. /Lapsi.al

 

Të këshilluara

Lista e të nominuarve të 'MTV EMA 2022'

Së fundmi janë publikuar nominimet për 'MTV EMA 2022'. Harry Styles kryeson grupin me shtatë nominime, duke përfshirë artistin më të mirë, këngën më të mirë dhe...

13:30

Të gjithë kundra Kanye West

Kanye West nuk e ka ndërmend të ndalojë. Në një intervistë së fundmi teksa po largohej nga shfaqja e dokumentarit të ri të Candace Owen, West iu drejtua të gji...

11:51

ide

Ngatërresa e madhe me Ergys Agasin

Ato që tregojnë më pak për historinë e “Gysit” janë pamjet dhe deklaratat e nxjerra nga arkivat për lidhjen e tij me Ramën. Pasi nuk është i pari që njollos të  dytin

10:34 Andi Bushati

Një monument i shëmtuar i autoritarizmit politik

Në vend që të kujdesen për godint që kërcënojnë qytetarët estetikisht dhe fizikisht, Kryeministri dhe Bashkia e tij në Durrës rendin të hedhin miliona euro për të ndërtuar mure betoni që fshehin detin dhe shëmtojnë qytetin

10:47 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

32°c

KËMBIMI EURO

92.36

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI