Flash

Përfaqësuesit e asamblesë së KiE 'bojkotuan' darkën e Ramës, reagon kryeministri

Lapsi.al 13 October 2022
Përfaqësuesit e asamblesë së KiE 'bojkotuan'

Kryeministri Edi Rama ka reaguar pas refuzimit të ftesës nga disa anëtarë të EPP/EDC që të merrnin pjesë në darkën e organizuar nga Shqipëria në Strasburg. Në deklaratën e tyre anëtarët e EPP/EDC thanë se nuk do të merrnin pjesë në darkë pasi u ndien të fyer nga deklarata e bëra nga kryeqeveritari Rama. Sot Rama tha se askush nuk mund të ndihet mirë kur dëgjon histori horrori dhe sajesash për trafik organesh.

"Disa prej të ftuarve mbrëmë nuk erdhën në darkën e organizuar nga misioni ynë në Strasburg,megjithëse e kishin konfirmuar më parë! Nuk ndjehemi mirë pas fjalimit, ishte arsyeja.E mirëkuptueshme.S’ke si ndjehesh mirë kur dëgjon një histori horrori si sajesa e trafikut të organeve! Bashkëbisedimi me ndonjërin syresh pas darkës ishte kuptimplotë. U ka rënë si rrufe në qiell të pastër! Do t’u duhet ca kohë për të analizuar faktet, kuptuar madhësinë e frikshme të gabimit të bërë një dekadë më parë dhe adresuar nevojën për korrigjimin e tij me një akt të ri.

Por është e neveritshme, që edhe për një padrejtësi kaq ekstreme dhe për një të drejtë kombëtare kaq legjitime, e kaq përtej politikës së ditës, e djathta jonë e nongratave dhe e rublave, gjen kurajon të kundërvihet e të merret me dokrra", shkruan Rama.

 

Të këshilluara

Shkrumbohet totalisht një makinë në Fier

Një makinë është është përfshirë nga zjarri gjatë orëve të natës në Fier. Mësohet se një furgon u shkrumbua totalisht gjatë kohës që ka qenë i parkuar. Ende ...

08:58

ide

Haga, si përfundim i një epoke të gjatë yes man-izmi

Nga drama e 16 shtatorit, që po rekemi ta konsumojmë si popujt primitivë me lotë, mallkime, ofshama dhe qurravitje duhet të dimë të nxjerrim një mësim: Këtej e tutje askush nuk do të na rrespektojë, po nuk ditëm të respektojmë vetveten. Sepse verdikti i asaj gjykate të instrumentalizuar erdhi si pasojë e servilizmit tonë të verbër ndaj perëndimit

16:25 Andi Bushati

Gënjeshtra e rezorteve elitare

Në Sazan edhe në Zvërnec qeveria po financon komplekse luksoze banimi që do pasurojnë ndërtues lokal dhe ndërkombëtarë, herë duke i hequr taksat, herë duke i çuar infrastrukturë dhe herë duke privatizuar tokën dhe plazhet publike

13:55 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

28°c

KËMBIMI EURO

91.54

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI