Flash

Look i parë i Kylie Jenner për Halloween

Lapsi.al 13 October 2022
Look i parë i Kylie Jenner për Halloween

Në kuadër të promovimit të serisë së takimeve të saj me yjet, të quajtur “Who’s In My Bathroom?” Hailey Bieber ka informuar fansat për të ftuarën e episodit të radhës dhe është pikërisht Kylie Jenner. Modelja tashmë ka pasur të ftuar Emily Ratajkowsky-n, Gwyneth Paltrow apo Kendall Jenner, dhe tani është koha për një tjetër motër nga familja Kardashian.

Hailey ka publikuar në profilin e saj në Instagram një foto të Kylie Jenner, të shtrirë në një vaskë në studion e regjistrimit.

Duke pasur parasysh look-un e Kylie-t, mund të thuhet se episodit do të transmetohet për Halloween, megjithatë kjo nuk dihet ende pasi Hailey nuk ka vendosur asnjë mbishkrim krahas fotos. Vlen të theksohet se kjo është pamja e parë e themeluese së “Kylie Cosmetics” me kostum Halloween-i për këtë vit.

Kylie ka veshur një fustan të gjatë të zi dhe një varëse, ndërsa fytyra e saj është e lyer me ngjyrë të gjelbër dhe ajo mban një lodër me skelet të përqafuar. E gjithë studioja është ngritur për Halloween, me lakuriqë të rremë nëpër mure dhe qirinj të varur në tavan.

Ndjekësit kanë shpërthyer menjëherë me komente, disa lidhur me intervistën ndërsa të tjerë lidhur me pamjen e Kylie-t për Halloween. Nisur nga ngjyra e lëkurës, komentuesit e krahasojnë Kylie-n me personazhin Shrek, ndërsa të tjerë shkruajnë se e dashurojnë look-un e saj.

Detajet e bisedës mbeten ende sekret, por duke pasur parasysh kontaktet e ngushta mes Hailey-t dhe familjes Kardshian, mund të presim që të jetë një takim shumë i hapur dhe miqësor. Intervistat në të cilat 25-vjeçarja bisedon me të ftuarit e saj janë shumë informale. Para së gjithash, ato zhvillohen në tualet. Këtu zhvillohet biseda, por edhe ngrënia bashkë apo testimi i kozmetikës.

Të këshilluara

Kur do të nis Big Brother Vip Kosova?

Formati i mirënjohur në mbarë botën “Big Brother” këtë vit do të zhvillohet edhe në Kosovë për herë të parë, në versionin Vip. Prej muajsh tashmë qarkullon l...

14:02

Lista e të nominuarve të 'MTV EMA 2022'

Së fundmi janë publikuar nominimet për 'MTV EMA 2022'. Harry Styles kryeson grupin me shtatë nominime, duke përfshirë artistin më të mirë, këngën më të mirë dhe...

13:30

Të gjithë kundra Kanye West

Kanye West nuk e ka ndërmend të ndalojë. Në një intervistë së fundmi teksa po largohej nga shfaqja e dokumentarit të ri të Candace Owen, West iu drejtua të gji...

11:51

ide

Rama dhe psikologjia e masave: Rruga e fashizmit hapet nëse mposhtet ptotesta

Në rastin e protestave aktuale, thelbi nuk është “urrejtja e masës” ndaj zhvillimit. Thelbi është se një pjesë e madhe e shoqërisë nuk pranon më që “zhvillimi” të përkufizohet vetëm nga qeveria, investitori dhe propaganda. Qytetarët po thonë se zhvillimi duhet të matet edhe me demokraci, drejtësi, mjedis, punë dinjitoze, llogaridhënie dhe të drejtën e qytetarëve për të vendosur mbi hapësirat ku jetojnë

21:27 Klevis Kolasi

MOTI TIRANA

23°c

KËMBIMI EURO

94.89

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI