Flash

Kur do të nis Big Brother Vip Kosova?

Lapsi.al 13 October 2022
Kur do të nis Big Brother Vip Kosova?

Formati i mirënjohur në mbarë botën “Big Brother” këtë vit do të zhvillohet edhe në Kosovë për herë të parë, në versionin Vip.

Prej muajsh tashmë qarkullon logoja e këtij programi, si një paralajmërim për fillimin e tij. Pikërisht këtu qëndron e gjithë çështja. Ndonëse është njoftuar disa herë se kur do të nisë ky reality-show, akoma shikuesit janë në pritje.

Në fillim u tha në tetor, madje sipas disa raportimeve thuhet se data zyrtare ka qenë e marta e javës së kaluar, pikërisht 4 tetori, por kjo nuk ndodhi.

Së fundmi sipas disa burimeve në mediat e Kosovës, arsyeja pse po “zvarritet” fillimi i “BBVK” janë punimet në shtëpi, të cilat akoma nuk kanë përfunduar.

Fillimi i këtij spektakti në varësi të punimeve do të jetë në fund të këtij muaji ose në fillim të nëntorit.

Siç dihet tashmë, “Big Brother Vip” Kosovë përveç çmimit të dyfishuar në 200 mijë euro, do të ketë edhe dy prezantues. Krahas Alaudin Hamitit, do të jetë edhe moderatorja dhe aktorja e njohur Jonida Vokshi.

Më herët, Liberta Spahiu që vjen në rolin drejtoreshës së kastit, zbuloi të tjera informacione në lidhje me formatit që zhvillohet për herë të parë në Kosovë. E pyetur për emra konkretë, moderatoja refuzoi të zbulonte me tepër duke treguar vetëm që bëhet fjalë për emra të mëdhenj të showbiz-it tonë.

Të këshilluara

Lista e të nominuarve të 'MTV EMA 2022'

Së fundmi janë publikuar nominimet për 'MTV EMA 2022'. Harry Styles kryeson grupin me shtatë nominime, duke përfshirë artistin më të mirë, këngën më të mirë dhe...

13:30

Të gjithë kundra Kanye West

Kanye West nuk e ka ndërmend të ndalojë. Në një intervistë së fundmi teksa po largohej nga shfaqja e dokumentarit të ri të Candace Owen, West iu drejtua të gji...

11:51

ide

Ngatërresa e madhe me Ergys Agasin

Ato që tregojnë më pak për historinë e “Gysit” janë pamjet dhe deklaratat e nxjerra nga arkivat për lidhjen e tij me Ramën. Pasi nuk është i pari që njollos të  dytin

10:34 Andi Bushati

Një monument i shëmtuar i autoritarizmit politik

Në vend që të kujdesen për godint që kërcënojnë qytetarët estetikisht dhe fizikisht, Kryeministri dhe Bashkia e tij në Durrës rendin të hedhin miliona euro për të ndërtuar mure betoni që fshehin detin dhe shëmtojnë qytetin

10:47 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

32°c

KËMBIMI EURO

92.36

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI