Flash

Brendan Fraser, kundër 'The Mummy' me Tom Cruise

Lapsi.al 13 October 2022
Brendan Fraser, kundër 'The Mummy' me Tom Cruise

Brendan Fraser ka deklaruar së fundmi se do donte të  ripërsëriste rolin e tij si Rick O'Connell.

Ndërsa ai nuk e "di se si do të funksiononte", në vetvete, aktori  i tha Variety se "do të ishte gati, nëse dikush do të vinte me skenarin e duhur.

Duke prekur vazhdimin e "The Mummy" me Tom Cruise,Brandon Fraser pranoi se "është e vështirë ta bësh atë film". Aktori  deklaroi se versionit të Cruise "i mungonte" "argëtimi" i trilogjisë së tij, ku luajti së bashku me Rachel Weisz.

"Ishte më shumë një film horror" tha Fraser për filmin e vitit 2017. "Mumja duhet të jetë një udhëtim emocionues, por jo i frikshëm. Megjithatë ,unë e di se sa e vështirë është ta bësh atë," shtoi ai.

Në fillim të këtij viti, Alex Kurtzman, i cili drejtoi filmin e vitit 2017, zbuloi se e sheh vazhdimin  si "Dështimi më i madh i jetës sime. Si personalisht ashtu edhe profesionalisht".

"Unë mendoj  se mësoni gjithçka nga dështimet tuaja," tha Kurtzman,, gjatë një paraqitjeje në podkastin Bingeworthy të The Playlist.  "Nuk u bëra regjisor derisa e bëra atë film, dhe jo sepse ishte mirë i drejtuar, por sepse nuk ishte," tha regjisori. "Unë nuk do të kisha kuptuar shumë nga gjërat që kuptoj tani për atë që do të thotë të jesh regjisor nëse nuk do të kisha kaluar nëpër atë përvojë."

Filmi, thuhet se i kushtoi Universal Studios afër 95 milionë dollarë. IndieWire e quajti atë "filmin më të keq të Tom Cruise ndonjëherë"./Lapsi.al

Të këshilluara

Kur do të nis Big Brother Vip Kosova?

Formati i mirënjohur në mbarë botën “Big Brother” këtë vit do të zhvillohet edhe në Kosovë për herë të parë, në versionin Vip. Prej muajsh tashmë qarkullon l...

14:02

Lista e të nominuarve të 'MTV EMA 2022'

Së fundmi janë publikuar nominimet për 'MTV EMA 2022'. Harry Styles kryeson grupin me shtatë nominime, duke përfshirë artistin më të mirë, këngën më të mirë dhe...

13:30

Të gjithë kundra Kanye West

Kanye West nuk e ka ndërmend të ndalojë. Në një intervistë së fundmi teksa po largohej nga shfaqja e dokumentarit të ri të Candace Owen, West iu drejtua të gji...

11:51

ide

Ngatërresa e madhe me Ergys Agasin

Ato që tregojnë më pak për historinë e “Gysit” janë pamjet dhe deklaratat e nxjerra nga arkivat për lidhjen e tij me Ramën. Pasi nuk është i pari që njollos të  dytin

10:34 Andi Bushati

Një monument i shëmtuar i autoritarizmit politik

Në vend që të kujdesen për godint që kërcënojnë qytetarët estetikisht dhe fizikisht, Kryeministri dhe Bashkia e tij në Durrës rendin të hedhin miliona euro për të ndërtuar mure betoni që fshehin detin dhe shëmtojnë qytetin

10:47 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

32°c

KËMBIMI EURO

92.36

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI