Flash

Zbulohet data e kurorëzimit e Mbretit Charles

Lapsi.al 12 October 2022
Zbulohet data e kurorëzimit e Mbretit Charles

Buckingham Palace ka zbuluar datën e kurorëzimit të Mbretit Charles III.

“Kurorëzimi i Madhërisë së Tij do të bëhet të shtunën më 6 maj 2023 në Westminster Abbey”, thuhet në një deklaratë në emër të familjes mbretërore. " Mbreti Charles III të kurorëzohet së bashku me The Queen Consort."Raportet e mëparshme kishin deklaruar gabimisht se kurorëzimi do të bëhej më 3 qershor.Megjithatë, burimet e pallatit kishin theksuar në atë kohë se data nuk ishte caktuar ende.

Sipas Bloomberg, ai do të ketë një ceremoni më të vogël se Mbretëresha Elizabeth II. Lartësia e saj mbretërore ishte vetëm 27 vjeç kur mori kurorëzimin e saj në Westminster Abbey. Charles do të jetë 74 vjeç pas disa javësh më 14 nëntor.

Në ceremoni do të marrin pjesë, përfaqësues të Dhomës së Parlamentit, Kishës dhe Shtetit, kryeministra, qytetarë nga Commonwealth dhe përfaqësues të vendeve të tjera.

Charles u shpall  monarku i ri i Mbretërisë së Bashkuar më 10 shtator. Madhëria e tij tha në një fjalim në atë kohë: “Mbretërimi i nënës sime ishte i pakrahasueshëm. Jam thellësisht i vetëdijshëm për këtë trashëgimi të madhe. Për detyrat dhe përgjegjësitë e rënda të sovranitetit që më kanë kaluar tani”. Mbretëresha Elizabeth, u nda nga jeta më 8 shtator në moshën 96-vjeçare në Kalanë Balmoral në Skoci. Ajo ishte monarku më jetëgjatë i Britanisë për 70 vjet,/Lapsi.al

Lexo edhe: https://lapsi.al/2022/10/03/familja-mbreterore-te-frikesuar-nga-libri-i-princ-harry/

Të këshilluara

Ndahet nga jeta Eileen Ryan

Eileen Ryan u nda nga jeta të dielën në moshën 94-vjeçare në shtëpinë e saj në Malibu, Kaliforni, njoftoi të hënën një zëdhënës i familjes së famshme të yllit. ...

18:57

Paraqitja e Madonna-s çudit fansat

Shumë njerëz online u shprehën të tronditur me paraqitjen e Madonna-s pasi ajo postoi një video në Instagram ku nuk njihej. Këngëtarja u pa me një buzë të fr...

17:26

Rafael Nadal baba për herë të parë

Pasditen e së shtunës, 22-herë kampioni i Grand Slam-it, u bë baba për herë të parë me bashkëshorten e tij, Xisca Perello. Lajmi është shpërndarë me shpejtës...

16:47

Emily Ratajkowski biseksuale?

Emily Ratajkowski ka qenë në qendër të vëmendjes që pas divorcit të saj. Së fundmi, modelja ka habitur përdoruesit e rrjeteve sociale, pasi është shfaqur si bis...

14:17

Eva Mendes mohon largimin nga aktrimi

Eva Mendes ka folur në lidhje me vendimet e saj në karrierë. “Nuk do e lë kurrë aktrimin”, shkroi ajo në një postim në Instagram të premten. "Doja të isha në...

13:39

ide

Dhunë? Po, të lutem! Por, kundër kujt?

Dëmi që i është bërë Shqipërisë përgjatë qeverisjes së regjimit të Ramës, është radikalisht i pakrahasueshëm me dëmin minimal të shkaktuar përgjatë këtyre ditëve."

20:08 Agon Hamza

MOTI TIRANA

19°c

KËMBIMI EURO

91.32

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI